Futboll
Sezoni i ardhshëm për Abazajn, në Turqi
Kristal Abazaj sezonin e ardhshëm mund të luajë në ligën kryesore të Turqisë. Për momentin nuk ka konfirmime zyrtare, por “Supersport” ka zbuluar se negociatat me një klub të Superligës turke janë në fazë të avancuar.
Sulmuesi 24-vjeçar zhvilloi një sezon për t’u vendosur në kornizë me Kukësin, duke qenë futbollisti më i mirë i bluve dhe tashmë është gati për një eksperiencë të rëndësishme në karrierën e tij. Interesi ka qenë maksimal nga klube të ndryshëm në Europë, por përfaqësuesit e lojtarit Adrian Aliaj e Arbër Abilaliaj janë treguar të kujdesshëm, në mënyrë që hapi të jetë konkret dhe i sigurt, pa gabuar në zgjedhje.
Abazaj është nën kontratë me Anderlechtin deri në qershor të vitit 2021 dhe në këtë pikë duhet gjetur një zgjidhje, ndërsa transferimi mund të jetë me formulë huazimi me të drejtë blerjeje, ose klubi belg që nuk kërkon të bëhet pengesë mund ta shesë përfundimisht kartonin e anësorit që në këtë hapësirë të merkatos.
Nëse konkretizohet, atëherë kjo do të jetë aventura e parë e Kristal Abazajt në kampionatin turk dhe e treta jashtë Shqipërisë, pas përvojave me Anderlechtin në Belgjikë dhe Osijekun në Kroaci./SS/
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













