Lajme
Si do të ndryshojnë aeroportet deri në vitin 2030?
CNN Travel mblodhi mendimet e ekspertëve të industrisë së aviacionit për të kuptuar se si aeroportet do të ndryshojnë gjatë dekadës së ardhshme, shkruan albinfo.ch.
Ata tregojnë se deri në vitin 2030, shumica e aeroporteve do të jenë në gjendje të identifikojnë vizitorët duke përdorur të dhëna biometrike. Kjo do të thotë që udhëtarët nuk do të duhet të tregojnë pasaportën e tyre. Kjo do të ndikojë në shpejtësinë e akomodimit në aeroplan.
Një aspekt tjetër – inteligjenca artificiale do të përdoret në mënyrë aktive, përcjell albinfo.ch.
Sipas ekspertëve, kjo teknologji do të bëj inspektimin e bagazheve dhe çantave, si dhe në monitorimin e gjendjes së shkallëve lëvizëse. Për shembull, sistemi do të dërgojë një sinjal në rast të një ndalese të paplanifikuar.
Ndryshimi i tretë – aplikacionet celulare do të bëhen më të dobishme, ato do të japin më shumë informacion.
Ekspertët e intervistuar nga CNN Travel thonë se në 10 vjet, aplikacionet e lëvizshme do të ofrojnë të dhëna për motin, opsionet e parkimit në aeroport, mënyrat më të drejtpërdrejta dhe të përshtatshme për të hyrë brenda dhe më shumë.
Një ndryshim tjetër i rëndësishëm ka të bëjë me risitë teknologjike në kullën e kontrollit. Për shembull, do të ketë sisteme që do të drejtojnë aeroplanët në pistë.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












