Lajme
Britania e Madhe largon Spanjën nga lista e udhëtimeve
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka mbrojtur vendimin për karantinën 14-ditore për të gjithë ata që vijnë nga Spanja, pasi kryeministri spanjoll e quajti “të padrejtë”.
Ministri Simon Clarke ka thënë se nuk pajtohet me qëndrimin e Qeverisë spanjolle. Ai shtoi se në Spanjë numri i të infektuarve kohët e fundit është rritur tej mase. Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, më parë tha se turistët në shumicën e rajoneve do të ishin më të sigurt nga koronavirus sesa në Mbretërinë e Bashkuar, dhe se ai shpreson që Britania do ta rishqyrtojë vendimin.
Mbretëria e Bashkuar është kundër të gjitha udhëtimeve jo të domosdoshme në Spanjë, përfshirë Ishujt Balearik dhe Kanarinë. Ajo gjithashtu largoi Spanjën dhe ishujt e saj nga lista e vendeve që janë të përjashtuara nga rregulli 14-ditor i karantinës.
“Daily Telegraph” ka raportuar se karantina për njerëzit që vijnë në Britani të Madhe nga Spanja mund të shkurtohet në 10 ditë nëse testohen negativë, por ministri i lartë, Michael Gove, ka thënë se këto ishin spekulime.
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së













