Lajme
Çeki: Një grua dyshohet se infektoi 98 persona në një klub nate
Numri i njerëzve pozitivë me koronavirus, të cilët kanë lidhje me një klub nate në Pragë, është rritur në 98 dhe në mesin e tyre janë futbollistë nga tri klube të mëdha të Pragës.
Kjo është vetëm një valë e re e madhe e njerëzve që vuajnë nga COVID-19 në Republikën Çeke, shkruan The Guardian.
Gjatë ditës së sotme u raportuan 247 raste të reja, që është numri më i madh që nga fundi i qershorit. Si rezultat, kryeministri çek, Andrej Babis, deklaroi se “mbajtja e maskës mund të jetë e detyrueshme sërish në disa hapësira të mbyllura”.
Zyrtarët shëndetësorë dyshojnë se një grua, pa simptoma, është burimi i infeksionit që u përhap më 11 korrik pas një feste në një klub nate në Pragë.
Autoritetet e këtij vendi deklaruan se 68 persona prej mbi njëqind njerëzish që ishin në klubin e natës, shtatë punonjës, si dhe 23 anëtarë të familjeve së saj u testuan pozitivë me COVID-19. Në total, 273 persona janë në karantinë.
Sidoqoftë, përkundër rritjes së rasteve ditore në javët e fundit, numri i të shtruarve në spital është vetëm paksa (141 raste), që është një e treta e numrit gjatë valës së infeksionit në prill. Zyrtarisht, gjithsej 14,570 njerëz janë testuar pozitivisht me COVID-19, dhe 364 njerëz vdiqën.
E-Diaspora
-
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani Majori i Forcës së Sigurisë së Kosovës përfundoi me sukses programin prestigjioz LGAI në Akademinë e... -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











