Lajme
Sindikata e Postës dhe Telekomit të Kosovës paralajmëron protesta
Federata Sindikale e Punëtorëve të Postës dhe Telekomit të Kosovës kërkon nga kryeministri Avdullah Hoti që sa më parë të gjejë zgjidhje për zhbllokimin e situatës së krijuar në Telekom.
Për këtë qëllim të shtunën u mbajt një takim i përbashkët i kryeministrit Hoti me drejtuesit e Telekomit dhe sindikalistët.
Si njofton FSP-PTK, në këtë takim u kërkua zhbllokimi i llogarive te Telekomit të Kosovës dhe kthimi i normalitetit në këtë kompani, përcjell albinfo.ch.
Sindikata po ashtu ka bërë të ditur se nëse deri të enjten e ardhshme nuk zhbllokohen llogaritë bankare të Telekomit, do të organizojnë protesta të përgjithshme.
Ky është njoftimi i plotë i FSP-PTK-së:
Pas zhvillimeve te fundit ne Telekomin e Kosovës sot me ftese te kryeministrit z. Avdullah Hoti patëm takim ne Qeverinë e Republikës se Kosovës ku ne takim pos Kryeministrit morën pjesë edhe ministri i dikasterit z. Blerim Kuqi ,bordit i drejtore, UD i kryeshefit znj .Burbuqe Hana dhe Kryetari i FSP-PTK z. Lamih Balaj me bashkëpunëtor,
Kryetari i shpalosi qëndrimet e Federatës dhe rekomandimet për Qeverinë e Kosovës qe sa me shpejt te behet ZHBLLOKIMI i llogarive te Telekomit të Kosovës dhe mos te ketë pengesa ne operimin e punëve ditore, gjithashtu kemi kërkuar qe aksionari te merr përgjegjësin direkt sepse bordet te cilat i kanë miratuar nënshkrimin e kontratave te dëmshme kanë qene te emëruara nga Qeveria e Republikës se Kosovës dhe është përgjegjësi e Qeveris si aksionar i 100% ta mbrojë pasurim shtetërorë ashtu edhe siç e parasheh Kushtetuta e Republikës se Kosovës.
FSP-PTK do t’i jap hapësirë negociatave te Qeveris për gjetjen e një zgjidhje sa me te shpejt qe te lirohen llogarit e Telekomit te bllokuara nga zhvatësi 10 vjeçar Z-Mobile.
Organet drejtuese te FSP-PTK ne takimin e fundit me Kryesin dhe Kuvendin ka marr vendimin se ne rast se nuk behet zhbllokimi i llogarive deri te mërkurën date 22.07.2020, nga e dita e enjte ,date:23.07.2020 do te futemi ne Protesta 24 orësh te përgjithshme para Qeveris-Parlamentit te Kosovës.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












