Lajme
Fauci: SHBA mund të përballet me 100 mijë infeksione në ditë

Eksperti më i lartë amerikan për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, u shpreh i shqetësuar lidhur me rritjen e fundit të rasteve të reja me koronavirus, veçanërisht në shtetet në jug të vendit.
Gjatë një takimi të organizuar në formën e një telekonference nga Dhoma amerikane e Tregtisë, Fauci tha se situata paraqitet e vështirë.
Ai tha se ka ardhur koha “që të shohim atë që po ndodh dhe nëse mund t’i intensifikojmë masat me qëllim frenimin e koronavirusit”, njofton VoA, përcjell albinfo.ch.
Fauci paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara së shpejti mund të përballen me “100 mijë infeksione në ditë, nëse nuk përqafojnë me agresivitet masat e distancimit social, vendosjen e maskave dhe masa të tjera”.
Të premten SHBA raportoi rreth 77 mijë raste të reja nga koronavirusi, rekord global për sa i përket shifrave ditore.
Fauci tha se vendosja e maskave është tejet e rëndësishme për rihapjen sërish të vendit dhe se “të gjithë”, sikurse tha ai, “duhet t’i vendosin ato”.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri