Koronavirusi: çast pas çasti
Vaksina po ka sukses në SHBA dhe Angli
Shpresat për gjetjen e një vaksine kundër COVID 19 po rriten njësojë sikurse edhe rezultatet që po japin dy projektet e nisura për gjetjen e kësaj vaksine, njëri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tjetri në Mbretërinë e Bashkuar, përcjell albinfo.ch.
Ekipet nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania farmaceutike amerikane Moderna kanë zbuluar se të dy njerëzit në studimet e tyre po tregojnë shenja imuniteti.
Secili prej tyre ka muaj që punon në rrugë të veçanta eksperimentale për të mbrojtur miliona njerëz nga kapja e koronavirusit në të ardhmen.
Shkencëtarët e Oksfordit kanë thënë tashmë se ata janë ’80 për qind ‘të sigurt se mund ta kenë vaksinën e tyre deri në shtator.
Njerëzit të cilëve u është dhënë vaksina e Oksfordit kanë zhvilluar antitrupa dhe qeliza të bardha të gjakut të quajtura qeliza T, të cilat do të ndihmojnë trupat e tyre të luftojnë kundër virusit nëse infektohen.
Vaksinat funksionojnë siç përshkruhet nga shkenctarët duke e “mashtruar trupin”, duke futur një lloj bari si COVID 19 dhe duke e bërë kështu trupin të prodhojë substanca imune që kanë aftësinë ta shkatërrojnë atë.
Ndërsa hulumtimet e hershme u përqëndruan në antitrupa, shkencëtarët po kthehen gjithnjë e më shumë te një lloj imuniteti i quajtur imuniteti i qelizave T, i cili kontrollohet nga qelizat e bardha të gjakut – i cili ka treguar shenja premtimi.
Një burim në projektin e Oksfordit i tha ITV News se është e rëndësishme të mbahet mend se ekzistojnë dy dimensione për përgjigjen imune: antitrupat dhe qelizat T, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë















