Kosova
UNICEF: Vetëm 45 për qind e të rinjve kosovarë mbajnë maskë rregullisht
Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka realizuar një sondazh me të rinjtë në Kosovë, përmes U-Report, në të cilin thuhet se 86% e të rinjve kosovarë që morën pjesë në sondazhin besojnë se duke mbajtur maskën, ata e mbrojnë veten dhe të tjerët, por vetëm 45% thonë se mbajnë maskë rregullisht në publik.
Të rinjtë u pyetën për qëndrimet e tyre rreth virusit COVID – 19. 1618 të rinj ju përgjigjen sondazhit dhe shprehën qëndrimet për masat parandaluese COVID-19 dhe bën të ditura masat që po marrin ata vetë, si dhe ato të miqve dhe shoqërisë së tyre të gjerë për t’u mbrojtur nga virusi.
Kosova, ngjashëm sikurse rajoni, kohët e fundit ka shfaqur një rritje të rasteve të të infektuarve me COVID-19, pas lehtësimit të kufizimeve dhe përfundimit të izolimit.
Më 9 korrik 2020 u lansua një sondazh përmes U–Report për të identifikuar shqetësimet e të rinjve lidhur me situatën.
Rezultate kryesore nga sondazhi janë si në vijim:
Sipas përgjigjeve që kanë dhënë të rinjtë, shumica po marrin masa për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tyre, por të rinjtë mendojnë se është e rëndësishme që të gjithë të fillojnë t’i marrin ato masa për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
– 86% e pjesëmarrësve në anketë besojnë se duke mbajtur maskën, ata e mbrojnë veten, të tjerët, ose të dy palët, por vetëm 45% thanë se mbajnë maskë rregullisht në publik
Disa të rinj janë skeptikë për faktet rreth virusit dhe masat paraprake të nevojshme.
– – 2% e pjesëmarrësve në anketë mendojnë se mbajtja e maskës ka një efekt negativ.
– – 10% e pjesëmarrësve në anketë mendojnë se virusi nuk është i rrezikshëm apo nuk ekziston.
– – 5% deklaruan se nuk kanë ndërmarrë ndonjë masë mbrojtëse kundër COVID-19 në 2 javët e fundit.
– – 7% e pjesëmarrësve në anketë deklaruan se do të vazhdonin të takonin një shok/shoqe të infektuar me COVID-19, pa ndonjë masë mbrojtëse (maskë, dorëza, distancë) – të gjithë prej tyre meshkuj.
– – 26% i konsiderojnë shqetësimet e njerëzve për COVID-19 si të ekzagjeruara.
Shumica e U-Raportuesve thonë se janë më të kujdesshëm mbi masat e parandalimit sesa miqtë e tyre?
Megjithëse 45% e U-Raportuesve thanë se mbajnë maskë kur janë në publik, ata deklarojnë se e njëjta gjë nuk ndodh kur pyeten për miqtë e tyre, ku shifrat bien në vetëm 16% të miqve të tyre që mbajnë maskë.
Ndryshe, U-Report është një platformë që përdoret nga të rinjtë për të shprehur mendimet e tyre për çështje kritike në komunitetet e tyre.
E-Diaspora
-
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA Vlerësimi “Stephen E. Dwornik” në fushën e astronomisë planetare e rendit studiuesen shqiptare mes emrave premtues... -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë
Jeta në Austri
-
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027












