Lajme
Një vaksinë e re ngjall shpresat në luftën kundër Covid-19
Në fazën e parë të testeve klinike, 45 subjekte (persona) të testuar të moshave 18 deri 55 vjeç, kanë zhvilluar antitrupa kundër patogjenit Sars-CoV-2
Një vaksinë e re eksperimentale kundër koronavirusit, e prodhuar nga ndërmarrja amerikane bioteknike “Moderna”, sipas një studimi të publikuar në revistat profesionale, është duke treguar rezultate inkurajuese pas testeve fillestare.
Në fazën e parë të testeve klinike, 45 subjekte (persona) të testuar të moshave 18 deri 55 vjeç, kanë zhvilluar antitrupa kundër patogjenit Sars-CoV-2, shkruajnë mediat botërore sot. Megjithatë, për shkak të periudhës së shkurtër të studimit, ende nuk është plotësisht e qartë nëse dhe për sa kohë antitrupat mbrojnë në të vërtetë kundër një infeksioni me koronavirus, transmeton albinfo.ch.
Në hapin tjetër të radhës vaksina mRNA-1273 tani do të testohet në rreth 30.000 vullnetarë. Testimi do të bëhet nga fundi i korrikut.
Virologia Isabella Eckerle nga instituti i referencës zvicerane në Gjenevë është duke monitoruar nga afër zhvillimin e vaksinave dhe shprehet me një optimizëm të matur, shkruan srf.ch. Megjithatë, ajo paralajmëron: “Se vaksina me të vërtetë mbron nga Covid-19 do të shihet vetëm nga studimet pasuese, në fazën e dytë dhe të tretë”.
Vaksina deri tani është testuar së pari tek vullnetarët e rinj dhe të shëndetshëm, përcjell albinfo.ch. Kështu, ende nuk dihet nëse vaksina është e tolerueshme dhe efektive edhe tek pacientët me rrezik të lartë. “Fundja, njerëzit në rrezik janë veçanërisht të varur nga një vaksinë” është shprehur virologia zvicerane.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













