Lajme
Mbretëria e Bashkuar, fushatë informuese për qytetarët pas largimit nga BE
Ndryshimet e mundshme në sigurimin e udhëtimit dhe rregullat e pasaportave për pushuesit në Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit, janë duke u theksuar në një seri reklamash që fillojnë këtë javë.
Mbretëria e Bashkuar më nuk do të jetë pjesë e BE-së.
Për tranzicionin që do të ndodh duke filluar nga 31 dhjetori, Qeveria Britanike është duke bërë një fushatë me reklama këshilluese dhe informuese për qytetarët e saj.
Fushata e qeverisë e titulluar “Fillimi i ri: në Mbretërinë e Bashkuar: le të shkojmë” do të transmetohet në TV, radio, në internet, të shtypura dhe tabela.
Fushata do të përfshijë këshilla për britanikët në BE dhe qytetarët e BE që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe bizneset në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE, se si të përgatiten për përfundimin e periudhës së tranzicionit më 31 dhjetor.
Qeveria thotë se veprimet që njerëzit duhet të ndërmarrin pas 1 janarit 2021 do të ndryshojnë në varësi të rrethanave individuale, por reklamat do të përfshijnë tri gjëra thelbësore:
- Britanikët që synojnë të udhëtojnë në Evropë duhet të sigurojnë që pasaportat e tyre janë të vlefshme për një periudhë specifike, ata kanë sigurim të plotë udhëtimi dhe kontrollojnë politikën e tyre të telefonit celular.
- Britanikët që udhëtojnë për në Evropë nga Britania e Madhe me kafshët shtëpiake duhet që të ju bëjnë atyre një kontroll tek veteriner të paktën katër muaj para udhëtimit të tyre.
- Bizneset që planifikojnë të eksportojnë ose importojnë në ose nga BE duhet të sigurojnë që ata të jenë regjistruar në autoritetin doganor përkatës.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












