Lajme
Gati 1 në 100 amerikanë, pozitivë me Covid-19
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 3.3 milionë raste të koronavirusit që prej fillimit të pandemisë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins dhe të paktën 135.205 amerikanë kanë vdekur. Në gjithë botën, 12.9 milionë njerëz janë testuar pozitivë me Covid-19.
Ekspertët shpesh kanë theksuar se infeksionet mund të jenë rreth 10 herë më të larta se sa raportohet. Gati 40% e amerikanëve që ishin infektuar nuk tregojnë simptoma, sipas vlerësimeve të reja nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Në gjithë SHBA-në, si udhëheqësit lokalë, ashtu edhe ata shtetërorë, kanë thënë që javët e fundit raste të reja nxiten kryesisht nga amerikanët që kanë zgjedhur të rifillojnë tubimet dhe daljet në bare.
Në shumë shtete, mosha mesatare e rasteve të reja është zhvendosur në rënie, me më shumë të rinj si kurrë më parë që nga fillimi i pandemisë.
Në Luiziana, zyrtarët raportuan më shumë se 1.300 raste të reja të koronavirusit të dielën – 99% e të cilave u përhapën në bashkësi dhe më shumë se një e treta e tyre ishin njerëz të moshës 29 vjeç ose më të rinj, thanë zyrtarët, shkruan “CNN”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











