Koronavirusi: çast pas çasti
Infektime me korona edhe në thertoret në Austri
Në Gjermani thertoret janë kthyer javët e fundit në "pikat e nxehta të koronas". Por, raste infektimesh në fabrikat e mëdha të përpunimit të mishit tani raportohen edhe nga Austria.
Raste të infektimit me korona janë shfaqur në tri thertore të mëdha në Austri. Dy prej fabrikave nuk janë larg nga kufiri gjerman. Gjithsej dhjetë punonjës dhe 13 njerëz nga rrethina e tyre kanë rezultuar pozitivë në testimin për patogjenin SARS-CoV-2, konfirmoi ekipi i krizave të shtetit federal të Austrisë së Epërme.
Sipërmarrjet në fjalë ndodhen në qarkun e Ried im Innkreis në jug të kufirit gjerman, pranë Bad Füssing-ut, në qarkun e Braunaut, përballë qytetit gjerman Simbach am Inn dhe në qarkun e Wels-Land-it – 50 kilometra në juglindje të Ried-it. Testet me punonjësit e tjerë janë duke vazhduar. Kronen-Zeitung raportoi se mbyllja e fabrikave nuk është planifikuar për momentin.
Në sipërmarrjen gjermane të mishit Tönnies në Renani-Veriore-Vestfali, më shumë se 1.400 të punësuar rezultuan pozitivë në testimin në qershor. Incidenti gjithashtu ndezi një debat të madh në lidhje me kushtet e punës dhe të jetesës së punëtorëve të punësuar atje. Përpunuesit e tjerë të mishit më parë kishin pasur shpërthime më të vogla të infektimeve me virusin korona.
“Jo e drejtë për mish të lirë”
Në Gjermani, thirrjet për ndryshime në industrinë e mishit janë shtuar. Standardet ushqimore në shumicën e sipërmarrjeve janë “shumë të larta”, i tha ministrja Federale e Bujqësisë, Julia Klöckner, (CDU) gazetës “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” (FAS). “Por atje punohet në kushte ku llogaritet çdo cent”. Ka shumë nënkontraktues brenda kornizës së kontratave të sipërmarrjes. “Përgjegjësia përcillet”. Nga këndvështrimi i saj, një përgjigje mund të jetë kalimi përsëri në thertore më të vogla, përcjell albinfo.ch.
Rritja e numrit të infektimeve me Corona në thertore të ndryshme “krijoi një dinamikë që inkurajoi ndryshimet strukturore”, tha Klöckner. Për shembull, aktualisht po shqyrtohet shkalla në të cilën mund të kufizohet reklama “oferta tërheqëse për mish”. Klöckner gjithashtu i bëri konsumatorët përgjegjës. Sipas sondazheve shumica thonë se do të paguanin më shumë për mish, përfshirë edhe mirëqenien e kafshëve. “Por arka e supermarketeve dëshmon të kundërtën”, tha ministrja. Vetëm se: “Nuk ekziston një e drejtë për të blerë mish të lirë”.
Ministrja e Bujqësisë e Austrisë, Elisabeth Köstinger, theksoi: “Kompanitë austriake për përpunimin e mishit nuk mund të krahasohen me ato në Gjermani”. Një therrtore në Austri zakonisht ka vetëm 400 punonjës. Për më tepër, ata janë të punësuar në kushte më të mira të së drejtës sociale.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













