Lajme
Deputeti Avdili: Të respektohet vendimi zviceran për karantinën, mos rrezikoni!
Deputeti i Zurich-ut u bën thirrje shqiptarëve të Zvicrës që të respektojnë këto vendime dhe të mos rrezikojnë duke provuar metoda jo të ligjshme për t`i ikur karantinës
Së fundmi, deputeti shqiptar në Zurich, Përparim Avdili, ka folur për masat që ka marrë Qeveria e Zvicrës, e që prekin edhe shqiptarët në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës.
Ai për albinfo.ch ka thënë se Zvicra do të kërkojë karantinim 10-ditor për qytetarët që vizitojnë Kosovën, Maqedoninë apo Luginën e Preshevës, e kjo nuk është pritur mirë nga shqiptarët e atjeshëm.
Gjithashtu, Avdili ka theksuar se ky vendim ka qartësuar edhe vendimet e shqiptarëve për organizimin e pushimeve.
“Shumë shqiptarë kam përshtypjen se nuk do t’i bëjnë pushimet në Kosovë, pasi kur ata të ktheheshin, do të duhej të qëndronin 10 ditë në shtëpitë e tyre duke rrezikuar vendin e punës, pasi shumica e punëve nuk mund të bëhen nga shtëpia”, është shprehur ai.
Avdili thotë se si gjithë të tjerët, edhe shqiptarët në Zvicër janë prekur nga pandemia si në aspektin shëndetësor, ashtu edhe në atë ekonomik.
Deputeti i Zurich-ut u bën thirrje shqiptarëve të Zvicrës që të respektojnë këto vendime dhe të mos rrezikojnë duke provuar metoda jo të ligjshme për t’i ikur karantinës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












