Shqipëria
Tiranë: Wizz Air hap bazën e re të avionëve, zgjerohet në 25 destinacione
Informacionet e fundit tregojnë se Wizz Air, linja më e madhe ajrore me kosto të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore, hapi sot bazën e re në Tiranë, përcjell albinfo.ch.
Duhet theksuar se linja ajrore ka bazuar tashmë avionin e parë Airbus A320 në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Wizz Air njoftoi 15 linja të reja në tetë vende nga Tirana, duke filluar nga korriku 2020 dhe duke sjellë totalin në 25 destinacione nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Dy avionët e tjerë pritet të arrijnë brenda dy javësh, njoftoi kompania.
“Është një ditë shumë e rëndësishme për ne dhe shpresojmë që Wizz Air do të mbetet i fortë në treg, ndërsa u shërben shumë shqiptarëve në destinacione të ndryshme. Kjo do të thotë rritje ekonomike, mundësi të reja për të udhëtuar dhe shpresë se kufijtë do të hapen së shpejti për të gjithë qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Evropën dhe jo vetëm. Dy avionë të tjerë pritet të bazohen në TIA dhe kjo do të jetë një shenjë e mirë për një rifillim të madh të të gjitha operacioneve tona”, tha Volker Wendefeuer, Drejtori i Përgjithshëm i Operimeve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
“Ne jemi të kënaqur që festojmë krijimin e një baze të re në Tiranë dhe hapjen e shërbimeve të reja Wizz nga Tirana në 15 destinacione në 8 vende evropiane. Me këtë lajm emocionues, ne vazhdojmë të sjellim mundësi të reja të përballueshme udhëtimi për pasagjerët shqiptarë dhe stimulimin e turizmit në Shqipëri, duke siguruar kushtet higjienike më të mira të mundshme me masat tona të përmirësuara mbrojtëse. Investimi ynë do të stimulojë më tej sektorin e ekonomisë lokale, aviacionit dhe turizmit”, tha George Michalopoulos, Drejtori i Përgithshëm Komercial Kryesor Tregtar në Wizz Air.
Tre avionët Airbus A320 do të mbështesin operacionet e pesëmbëdhjetë linjave të reja për në Beauvais (Paris), Charleroi (Bruksel), Eindhoven, Mulhouse Euroairport, Karlsruhe / Baden-baden, Hamburg, Berlin Schönefeld, Frankfurt Hahn, Pragë, Selanik, Rodos, Bari, Katania, Milano Malpensa dhe Torino, duke arritur në mbi 800 mijë vende në shitje në 25 destinacione nga Tirana në vitin 2020.
Rrjeti në rritje shqiptar i Wizz Air do të mbështesë turizmin lokal, do të sjellë më shumë kapital në rajon si dhe do të lidhë Tiranën me destinacione të reja dhe emocionuese. Linja ajrore njoftoi një sërë masash të përmirësuara të higjienës, për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e klientëve dhe ekuipazhit të saj.
Si pjesë e këtyre protokolleve të reja, gjatë gjithë fluturimit, si ekuipazhit të kabinës, ashtu edhe pasagjerëve u kërkohet të mbajnë maska, ndërsa ekuipazhit të kabinës gjithashtu i kërkohet të mbajë doreza.
Që nga mesi i marsit, pas COVID-19, trafiku në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës u zvogëlua shumë. Por aktualisht aeroporti po shërben për 12 deri në 16 fluturime në ditë, ndonëse ka ende nën kufizime nga Bashkimi Evropian në lidhje me lëvizjen e lirë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













