Lajme
137 raste brenda një dite në Zvicër, mbi dyfish më shumë se dje
Ky numër është më shumë se dyfishim në krahasim me 62 infeksionet e reja të raportuara të martën
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, janë raportuar 137 infeksione të reja me virusin korona që kanë ndodhur brenda 24 orëve të fundit. Ky numër është më shumë se dyfishim në krahasim me 62 infeksionet e reja të raportuara të martën, shkruan sda.ch.
Me këtë shifër po konfirmohet paralajmërimi i disa infektologëve zviceranë të cilët javën e kaluar kishin prognozuar se shifrat ditore të javës së ardhshme do të sillen rreth 100-shit, shkruan albinfo.ch
Deri më tani ka pasur 31,851 raste të konfirmuara nga laboratori Covid-19, siç ka njoftuar të mërkurën Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).
Në javën e kaluar, numri i infeksioneve të reja të konfirmuara ishte rritur në mënyrë suksesive, çdo ditë. Përgjatë javës së kaluar, BAG ka marrë konfirmimin për 325 raste, krahasuar me 125 një javë më parë.
Sipas informacionit të sotëm nga BAG, deri më tani kanë vdekur 1685 njerëz (1 më tepër në krahasim me një ditë më parë) të cilët kishin pasur test pozitiv për Covid-19.
Zyra Federale u referohet raporteve që laboratorët dhe mjekët kishin dërguar deri në mëngjesin e të mërkurës, si pjesë e detyrimit të raportimit.
Po ashtu, sot 4042 persona ndodhen në kujdesin spitalor, gjashtë më shumë se një ditë më parë.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











