Lajme
Si të nisni javën mbarë, ja disa mënyra të shëndetshme
Dita e hënë është fillimi i një jave, arsye shumë specifike që “radhiten” kundër kësaj dite. Gjithçka varet edhe nga zakonet tuaja në fundjavë, ndaj dhe e hëna duket si armiku juaj i përbetuar. Ta nisësh javën mbarë është thelbësore, por e hëna nis me një zgjim të vështirë.
Një zgjim i vështirë
Të shkosh herët në shtrat të dielën nuk sjell asnjë ndryshim. Në fakt, rezultati është gjithmonë i njëjti: Të hënën në mëngjes, kur zgjohesh, ndjehesh i lodhur dhe i këputur. Mirëpo, pavarësisht lodhjes, është e nevojshme përmbushja e angazhimeve ditore. Përfundimi? Humori i keq do t’ju ndjekë gjatë gjithë javës.
“Ka disa faktorë që ndikojnë tek ata që e përjetojnë keq të hënën”, shpjegon Francesca Santarelli, një psikologe dhe psikoterapiste nga Milano. “Zakonisht një natë më parë ju stresojnë mendimet e angazhimeve të javës që po vjen. Në mëngjes, alarmi bie, madje për të qënë të sigurt, vendosim dy alarme njëra-pas tjetrës që të mos flini sërisht pas ziles së parë. ”Pra, është e pashmangshme që ta lini shtëpinë “të ngarkuar”, me një gjendje stresi dhe ankthi që rritet gradualisht gjatë mëngjesit.
Teknika “To do”
Për të thyer zinxhirin e të hënave “negative” ka vetëm një ilaç: “Të detyrosh trurin të ndryshojë sjelljen e tij.” Në praktikë, një riprogramim është i nevojshëm, në mënyrë që mendja të mos e perceptojë të hënën si një “ditë të zezë.”
Si? Për shembull duke përdorur teknikën “To do”.
“Çdo të diel, shkruani listën e angazhimeve për të hënën”, vazhdon specialisti. “Ndani detyrat e zakonshme nga ato që duhen bërë me patjetër. Në këtë mënyrë truri programohet pozitivisht. Rrjedhimisht, i paraprini ndjesive negative të detyrave që do të kryeni të nesërmen. Qartësojani vetes objektivat e së nesërmes ose të javës dhe e hëna do t’ju duket si një ditë e zakonshme”.
Pasi të hidhni “të zezën mbi të bardhë”, angazhimet javore do t’ju duken më pak të mbingarkuara. Ndaj, nata kalon qetësisht dhe të hënën zgjoheni me tjetër këndvështrim.
“Gjithashtu, është e rëndësishme të mos flini shumë vonë ose shumë herët”, shpjegon Francesca Santarelli. “Duhet ta shijoni të dielën si një mbrëmje relaksuese, vetëm ose në shoqëri të dikujt tjetër”.
Planifikoni një moment relaksi
Alarmi bie dhe që aty dita fillon me këmbën e gabuar. Mes mendimeve negative, duhet të bëjmë vend edhe për diçka pozitive, kjo e gjallëron trurin. “Truri ka nevojë të di se herët a vonë gjatë ditës do të ketë një moment të këndshëm. Kjo qasje pozitive, ndër të tjera, ndikon mirë edhe në performancën e punës”.
Ndonjë shembull? Patjetër! Gjatë pushimit të drekës, bëni një shëtitje të ngadaltë për dhjetë minuta ose dëgjoni muzikë. Vendosni që në mbrëmje, pas pune, t’i përkushtoheni një aktiviteti manual. Si qendisja, thurja me grep, ose të merreni me krijimtari.
“Punët manuale janë si një dush që shpëlan “tensionet ditore” – përfundon Francesca Santarelli. “Përqendrimi në lëvizje përsëritëse, në fakt, ul nivelin e kortizonit në gjak, një hormon që rritet në trup gjatë periudhave të stresit. Nga ana tjetër, stimulon prodhimin e beta-endorfinave, d.m.th hormoneve që japin një ndjenjë kënaqësie. Por, e gjithë kjo merr tjetër kuptim nëse supozojmë se e hëna është një ditë kritike si për miqtë ashtu edhe për kolegët.
Ndoshta është e dobishme të ndajmë me dikë atë që ndiejmë: “Mund të jetë një strategji fantastike për të zhdramatizuar situatën dhe të heqim ndjenjën e vetmisë që të përballojmë më mirë ditën e hënë dhe rrjedhimisht të filloni javën mbarë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














