Koronavirusi: çast pas çasti
Italia lejon dasmat
Italia ka vendosur të lejojë ceremonitë martesore, dhe çiftet nuk do të jenë më të detyruar të mbajnë maska. Ndërkohë në muajin shtator pritet të rifillojë edhe shkolla, por duke respektuar distancimin social dhe ruajtjen e higjienës në mënyrë rigoroze
Çiftet e reja në Itali nuk janë të detyrurara të përdorin maskat gjatë ceremonisë martesore dhe u lejohet puthja në altar.
Që prej nisjes së pandemisë së koronavirusit, këto tradita martesore ishin ndalur me dekret të qeverisë Conte.
Vendimi i marrë nga Komiteti Tekniko-Shkencor, ka hyrë në fuqi nga kjo e shtunë.
Kërkesa erdhi pasi Konferenca Episkopale e Kishës Katolike Italiane argumentoi se “çiftet e reja nuk mund të konsiderohen të huaj për njëri-tjetrin, ndaj është i tepërt përdorimi i maskës në altar”.
Njëkohësisht është lejuar të hiqen dorezat njëpërdorimshe gjatë kungimit, me rekomandimin e peshkopëve dhe të ruhet higjiena me përdorimin e solucioneve dezinfektuese, raporton Ora News.
Por vazhdon të jetë i detyrueshëm përdorimi i maskave për priftërinjtë. Komiteti Tekniko Shkencor ka rekomanduaer që duart e celebruesit të meshës të mos jenë në kontakt me ato të besimtarëve, përcjell albinfo.ch.
Mbetet e detyrueshme edhe distanca të paktën 1 metër nga një besimtar në tjetrin.
Ndërkohë në muajin shtator pritet të rifillojë edhe shkolla, por duke respektuar distancimin social dhe ruajtjen e higjienës në mënyrë rigoroze.
Autoritetet kanë filluar përgatitjet për të siguruar që nxënësit të kthehen në një ambient të sigurt.
Maska tani është e detyrueshme, por afër fillimit të vitit shkollor Ministria e Arsimit mund të vendosë ta heqë atë.
Mësimi do të organizohet me turne, ndaj qeveria ka krijuar një fond të posaçëm për punësimin e 50,000 mësuesve të përkohshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro Ansambli tetovar po merr pjesë në aktivitete kulturore në rajonin Lapta/Girne, duke prezantuar valle dhe tradita... -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














