Koronavirusi: çast pas çasti
Shpërthimi i virusit në një thertore në Gjermani kërcënon izolimin e zonës
Nga rreth 7000 punonjës, 3500 janë testuar, dhe 850 prej tyre janë të infektuar
Shpërthimi i virusit në një thertore në landin gjerman, Renani-Veriore Vestfali, ka bërë që i gjithë rajoni të kërcënohet sërish nga izolimi.
Kryeministri i landit, Armin Laschet thotë se ende mund të lokalizohet zhvillimi i infektimeve në qarkun Gütersloh, por nëse gjendja ndryshon, atëherë ai nuk e përjashtin rikthimin e karantinës për zonën.
Politikani i CDU-së shikon një problem të madh në përhapjen e gjerë të vendbanimeve të punëtorëve të thertores, Tönnies.
Sipas tij punëtorët jetojnë në disa qytete, jo vetëm në Gütersloh, por edhe Ham, Soest, Bielefeld etj.
Në Ham u mbyllën 3 shkolla deri në pushimet e verës, pasi tre fëmijë të punëtorëve të Tonnies rezultuan pozitivë me virusin, transmeton TCH.
Sipas Laschet është ngritur edhe një shtab krize. Ministrja e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer ka premtuar ndihmën e ushtarëve të Bundesvehrit në këtë zonë, përcjell albinfo.ch.
Nga rreth 7000 punonjës, 3500 janë testuar, dhe 850 prej tyre janë të infektuar.
Laschet i bëri thirrje të gjithëve banorëve të rajonit të respektojnë distancën dhe rregullat e higjienës.
Sipas një zëdhënësi të ministrisë së Shëndetësisë në Berlin tani fokusi është përqendruar tek ndërprerja e shpejtë e zinxhirëve të infektimit.
Një rregullore e re parashikon që të bëhen teste masive të paguara nga sigurimet shëndetësore.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro Ansambli tetovar po merr pjesë në aktivitete kulturore në rajonin Lapta/Girne, duke prezantuar valle dhe tradita... -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














