Autotech
Instagrami kthehet në burim të lajmeve
Aplikacioni i ndarjes së fotografive “Instagram”, do t’ia kalojë Twitter si burim lajmesh.
Sipas një kërkimi të fundit të institutit të lajmeve digjitale të “Reuters”, përdorimi i “Instagram”-it për lajme është dyfishuar që nga 2018.
Tendenca është më e dukshme mes të rinjve. Instituti thotë se rreth një e katërta e 18 deri në 24-vjeçarëve në Britaninë e Madhe përdor “Instagram”-in si burim lajmesh për koronavirusin. Por, platformat e medias sociale janë edhe mes burimeve më pak të besueshme po ashtu. Vetëm 26 për qind e të anketuarve thonë se i besojnë medias sociale si burim informacioni për virusin. Një përqindje e ngjashme thotë se besojnë lajmet që ndahen përmes aplikacioneve te qatit si me “Mesengeri” i “Facebook”-ut dhe “WhatsApp”-it.
Qeveritë kombëtare dhe organizatat e lajmeve, në të kundërtën, janë të besueshme nga rreth 59 për qind e të anketuarve. “Instagram”-i tani përdoret nga më shumë se një e treta e njerëzve që janë përfshirë në anketim dhe dy të tretat e tyre janë nën 25 vjeç. 11 për qind e përdorin për lajme, çka e vendos “Instagram”-in vetëm një pikë pas “Twitter”-it, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












