Lajme
I jepet lamtumira e fundit gazetarit Llukman Halili
Llukman Halili ka pasur një rreth shumë të gjerë miqsh e bashkëpunëtorësh, nga të gjitha strukturat dhe nga i gjithë spektri politik i Kosovës dhe më gjerë, gjë që u pa edhe me pjesëmarrjen në varrim
Sot, në Wittikon të Cyrihut, është varrosur gazetari i njohur Llukman Halili. Në ceremoninë e përcjelljes në banesën e fundit, kanë qenë të pranishëm një numër i konsiderueshëm njerëzish, përkundër masave të njohura të mbrojtjes nga koronavirusi.
Për jetën dhe veprën e Llukman Halilit, si gazetar e publicist, ka folur kolegu dhe miku i tij Dashnim Hebibi. Ai ka përkujtuar me këtë rast kontributin që Halili ka dhënë përgjatë viteve për gazetarinë dhe shoqërinë shqiptare, veçanërisht atë në Zvicër.
Mjeku, dr. Dërgut Aliu, i ardhur nga Prishtina, ka lexuar një biografi të të ndjerit, në të cilën ka përmbledhur angazhimin e tij në politikën e Kosovës, Luginës së Preshevës dhe atë të komunitetit shqiptar të Zvicrës.
Ai ka nënvizuar se Llukman Halili ka pasur një rreth shumë të gjerë miqsh e bashkëpunët orësh, nga të gjitha strukturat dhe nga i gjithë spektri politik i Kosovës dhe më gjerë. Kjo u dëshmua në fakt edhe në praninë në ceremoninë e varrimit, të personaliteteve nga të gjithë krahët e politikës shqiptare, që veprojnë në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Shembull i personalitetit unifikues është quajtur Llukman Halili nga dr. Aliu dhe nga të tjerë pjesëmarrës në varrim.
Llukman Halili ka ndërruar jetë më 13 qershor në Zvicër, në moshën 64 vjeçare. Ai ka qenë i njohur si gazetar aktiv dhe i dalluar në RTP-në e atëhershme që nga mesi i viteve `80 të shekullit të kaluar. Më vonë, Halili ka punuar në redaksi të ndryshme, kryesisht në mërgim, në Zvicër.
Dr.sc. Llukamn Halili, i cili jetoi në Zvicër, ka botuar edhe një numër të madh të shkrimeve, si dhe është autor i disa librave dhe punimeve shkencore. Ai njihet si bashkautor i librit “Unë, Ramiz Alia, dëshmoj për historinë”, të cilën e ka shkruar së bashku me Blerim Shalën.
Lluikman Halili ka lënë pas vetes bashkëshorten, Lumen dhe fëmijët Doresa, Daorsi dhe Arta.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital














