Tematike
Zefi dhe Zemriu e mbajnë me forcë hajnin deri sa të vijë policia
Zemri Adili dhe Zef Dushi e mbajnë të ngujuar grabitësin derisa arriti policia. "Policët erdhën pas rreth dhjetë minutash", thotë Adili
Punëtorët e ndërtimit, Zemri Adili 35 vjeçar nga Maqedonia dhe Zef Dushi 59 vjeçar nga Kosova, kishin shkuar në dyqanin Volg në Recherswil SO për të blerë disa “kroasanë” herët në mëngjes, para se të fillonin punën. Një vjedhës (32) papritmas vrapon nga dyqani. Dy punëtorët shqiptarë nuk hezitojnë për asnjë sekondë dhe fillojnë ta ndjekin, shkruan blick.ch. Dhe kanë sukses!
Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, Zefi dhe Zemriu tashmë po punojnë në kantierin e tyre të ndërtimit, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq ata pak më parë kishin kapur një hajdut në dyqanin e afërm.
“Jemi ngapak krenarë”, thotë Adili dhe shton: “Nuk kishim frikë.”
“Ne, përpara se të fillonim punën, deshëm të merrnim katër kroasanë për mëngjesin e orës 9 (Znüni) “, rrëfen Adili. “Atëherë pamë një burrë të maskuar duke dalë nga dera, me një helmetë motori në kokë. Dhe brenda në dyqan, një grua duke bërtitur! “Nuk mund ta dinim se çfarë kishte ndodhur, përcjell albinfo.ch. Por ne menduam se duhej ta ndalonim”.
Mirëpo kjo gjë nuk ishte aq e lehtë sepse grabitësi ishte i fortë dhe kishte rezistuar fuqishëm.
Më tutje ai kishte ulur rezistencën dhe u ishte përgjëruar dy punëtorëve që ta lejonin të ikte. Por ata vazhduan qëndrimin e vendosur, duke e pyetur se çfarë donte ai në dyqan dhe përse kishte dashur të ikte. Pa pergjigje.
Kështu, Adili dhe Dushi e mbajtën personin në fjalë të ngujuar derisa arriti policia. “Policët erdhën pas rreth dhjetë minutash,” thotë Adili.
“Ne kemi hapur një hetim penal kundër 32-vjeçarit zviceran për përpjekje të grabitjes dhe kemi kërkuar paraburgim të tij”, thotë Andrea Thomann nga zyra e prokurorit publik Solothurn, përcjell albinfo.ch. I akuzuari nuk ishte i armatosur dhe nuk arriti të vidhte asgjë nga dyqani. “Rrjedha e saktë e krimit dhe motivi janë objekt i hetimeve në vazhdim”.
Volg falënderon dy guximtarët
“Ne dëshirojmë të falënderojmë dy ndihmësit për ndërhyrjen e tyre të guximshme”, thotë një zëdhënëse e kompanisë Volg.
Ndërkaq Zemri Adili dhe Zef Dushi tashmë kanë marrë falënderimin nga dyqani: “Na i dhuruan katër kroasanë për mëngjes. Ne nuk donim më shumë se kaq”.
Foto: Screenshot nga Blick.tv
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











