Koronavirusi: çast pas çasti
Nga 15 qershori, Chair rifillon fluturimet për në Prishtinë dhe Shkup
Duke filluar nga 15 qershori, Chair do të fluturojë sërish drejt Prishtinës dhe Shkupit ndërsa nga 20 qershori në itinerar futet edhe Ohri.
Që nga mesi i marsit, sikur të gjitha kompanitë ajrore, ashtu dhe kompania zvicerane Chair, për shkak të pandemisë së koronavirusit u desh të pushonte pothuaj në tërësi. Shumica e fluturimeve në destinacionet e planifikuara u anuluan disa herë.
Por tani ka një rreze shprese edhe për kompaninë Chair, e cila është në pronësi të shqiptarozviceranes Leyla Salahi-Ibrahimi – fluturimet po fillojnë përsëri.
Duke filluar nga 15 qershori, Chair do të fluturojë sërish drejt Prishtinës dhe Shkupit, transmeton albinfo.ch. Nga 20 qershori në itinerar futet edhe Ohri. Ndërsa, duke filluar nga 10 korriku do të shtohen fluturimet për në ishujt Grekë si: Kreta (Heraklion), Kos dhe Rodos si dhe për në Larnaka (Qipro).
Bejruti do të jetë destinacioni i radhës, i cili do të hyjë në orar që nga korriku, përcjell albinfo.ch. Të gjitha këto mund të shihen në orarin e fluturimeve të komoanisë Chair.
Greqia ka njoftuar zyrtarisht se do të mirëpresë turistët përsëri, duke filluar nga 1 korriku.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












