Koronavirusi: çast pas çasti
Të hapen kufijtë! Komisioni Europian e kërkon brenda qershorit
Komisioni Evropian u ka kërkuar të gjithë vendeve anëtare të heqin kufizimet kufitare deri në fund të qershorit, tha komisionerja për çështjet e brendshme, Ylva Johansson, duke shtuar se situata e shkaktuar nga pandemia po përmirësohet shpejt në shumë vende.
“Ne po i afrohemi një situate ku duhet të heqim të gjitha kufizimet e brendshme kufitare dhe kontrolleve, po ashtu”, tha Johansson, duke folur në prag të videokonferencës së ministrave të brendshëm evropianë.
“Unë do të propozoj që vendet anëtare të heqin të gjitha kontrollet e brendshme kufitare sa më shpejt që të jetë e mundur dhe unë mendoj që një kohë e përshtatshme do të ishte fundi i qershorit”, tha ajo.
Ministrat e brendshëm të BE-së do të diskutojnë reagimin ndaj pandemisë Covid 19 në fushën e kontrolleve të kufijve të brendshëm dhe lëvizjes së lirë të njerëzve. Johansson tha se ishte shumë e gëzuar të shikonte që vendet e BE-së kanë filluar t’u japin fund kontrolleve në kufij dhe të rihapin sërish zonën e udhëtimit të lirë, Shengen, ndërkohë që përhapja e Covid 19 po frenohet.
Ndërsa sezoni turistik veror po afrohet, disa vende, mes të cilëve Franca dhe Belgjika, kanë njoftuar rihapjen e kufijve, me më shumë vende të tjera, si Gjermania, që do ta bëjnë këtë më 15 qershor. Italia ndërkohë i hapi kufijtë e saj të mërkurën. Por pavarësisht përpjekjeve për koordinim, lëvizjet janë vendosur në nivele kombëtare. Ndërkohë që nuk po flitet ende për një vendim për hapjen e kufijve të jashtëm të BE-së. Franca, Spanja dhe Italia janë mes vendeve më të goditura nga Covid 19.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












