Lajme
Njoftim për bashkatdhetarët në diasporë që marrin rrugën drejt Shqipërisë
Republika e Sllovenisë, lejon kalimin transit, vetëm me miratim/konfirmim të shtetit nga të cilët shtetasit shqiptarë do të kalojnë.

Së fundi, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije të gjithë shtetasit shqiptarë që duke filluar nga data 1 qershor 2020, në bazë të Urdhrit Nr.351, datë 29.05.2020, për “Marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID19”, do të hapen kufijtë tokësorë, duke hequr karantinimin e detyruar dyjavor dhe duke e vendosur atë vetëm për raste specifike, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se të gjithë shtetasit shqiptarë që lëvizin nga vendet e BE-së, transit në Republikën e Sllovenisë, për të vazhduar më tej udhëtimin drejt Republikës së Shqipërisë, është në fuqi regjimi i mëparshëm i lëvizjeve i dhënë nga ky shtet, përkatësisht:
Vëmendje: – Nevojitet si fillim miratim për lëvizjen nga Republika e Kroacisë dhe vendet e tjera tek të cilët shtetasit shqiptarë do të kalojnë, pasi në rast të mosmarrjes së miratimit/konfirmimit rrezikohet bllokimi në kufirin Austri-Slloveni dhe Itali-Slloveni. Për kalimin transit në territorin e Republikës së Kroacisë do të vazhdojë të kërkohet leje nga pala kroate për çdo rast kalimi, deri në momentin që Mali i Zi do të njoftojë zyrtarisht Republikën e Kroacisë për hapjen e kufirit me Shqipërinë, transmeton tutje albinfo.ch.
Republika e Sllovenisë lejon kalimin transit vetëm me miratim/konfirmim të shtetit nga të cilët shtetasit shqiptarë do të kalojnë.
Për sa i përket lehtësimit të masave në Mal të Zi, ju bëjmë me dije se që prej datës 1 qershor 2020, Mali i Zi ka vendosur të hapë kufijtë e tij me Republikën e Shqipërisë, duke mundësuar kështu lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ky vendim është marrë edhe për disa vende fqinje dhe të Bashkimit Evropian, ndër to Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Hungaria dhe Greqia.
Gjithashtu ju bëjmë me dije se të gjithë shtetasve të vendeve të lartpërmendura nuk do t’u kërkohet asnjë provë apo analizë speciale, por me hyrjen në territorin malazez ata do të marrin udhëzime të qarta mbi masat e higjienës dhe rregullat të cilat duhet të ndjekin në kuadër të luftës kundër COVID-19.
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me vendim të Këshillit të Sigurisë, gjendja e jashtëzakonshme në këtë shtet është shtyrë edhe për 14 ditë të tjera (përkatësisht dy javët e para të muajit qershor).
Për sa i përket lëvizjes së lirë në këtë shtet, ju bëjmë me dije se në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të lejohen të hyjnë të gjithë shtetasit e huaj, që paraqesin testin PCR, të bërë me shpenzimet e tyre dhe jo më vonë se 72 orë nga momenti i kalimit. Në rast se testi nuk do të paraqitet para autoriteteve kompetente, të gjithë shtetasit që do të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të duhet të vetë karantinohen për 14 ose 20 ditë.
Aktualisht, e vetmja pikë kufitare që funksionon me Shqipërinë është ajo e Qafë Thanës, ku vijon puna pa pengesa për kalimin e kamionëve me mallra.
Shtetet e BE-së (Greqia, Italia, Kroacia dhe Sllovenia) vijojnë të kenë kufijtë e mbyllur deri më 15 qershor. Qeveria e Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës shpalli më 29 maj 2020 fundin e gjendjes së katastrofës natyrore në vend. Ajo vlerëson se situata epidemiologjike është mjaft e qëndrueshme që lejon vazhdimin e aktiviteteve në mënyrë normale në vend.
Që nga data 1 qershor 2020, me vendim të Këshillit të Ministrave, BH ka hapur kufijtë me Kroacinë, Serbinë dhe Malin e Zi, pa kufizime dhe kushte të veçanta.
Vendimi i referohet vetëm hyrjes së qytetarëve të Kroacisë, Serbisë dhe Malit të Zi, duke pasur parasysh se situata epidemiologjike në rajon është bërë gjithnjë e më e qëndrueshme ditët e fundit. Gjithashtu edhe aeroportet e BH-së kanë filluar të funksionojnë për shtetasit e vendeve të tjera.
Sipas këtij Vendimi, qytetarët e vendeve të tjera të huaja mund të hyjnë në BH nëse ata kanë arsye bindëse pune, (ftesë nga një person juridik) dhe një dokument prove negativ për koronavirus që nuk është më i vjetër se 48 orë.
Duke filluar nga data 1 qershor 2020, sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, hapen për qarkullim pikat sipas këtij Vendimi, duke respektuar kriteret e përcaktuara.
Të gjithë shtetasit e huaj që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe posedojnë testin COVID-19 TR PCR (jo më të vjetër se 4 ditë) nuk u nënshtrohen procedurave të vetizolimit, kurse të gjithë shtetasit që nuk e posedojnë testin detyrohen të vetizolohen për 7 ditë. Kontroll nga ekipet e mjekëve do të ketë në çdo pikë të kalimit kufitar.
Pikat e kalimit kufitar të hapura janë: Merdar, Vërmicë, Kulle, Hani i Elezit, Jarinjë dhe Dheu i Bardhë.
Pikat e mësipërme të kalimit kufitar janë të hapura edhe për kalimet transit në territorin e Kosovës, mjafton që shtetasit të informojnë autoritetet e kufirit mbi qëllimin e hyrjes në Republikën e Kosovës.
Serbia: Në seancën e datës 21 maj 2020, Qeveria e Republikës së Serbisë ka miratuar propozimin e Stafit të Krizave për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga sëmundja infektive COVID-19 për hapjen e vendkalimeve kufitare dhe hyrjen falas të të gjithë personave në Republikën e Serbisë, pa testin e nevojshëm të koronavirusit dhe lejen e komisionit.
Testimi sipas kërkesës personale do të kushtojë 6,000 dinarë në territorin e tërë Republikës së Serbisë, ndërsa për studentët dhe të miturit testimi do të jetë ende falas. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?