Lajme
Zvicër: Vetëm 3 infeksione të reja brenda ditës
Por, këtë shifër duhet marrë me rezervë pasi që shumë kantone nuk i kanë azhurnuar të dhënat e tyre gjatë ditëve të festës së Rrëshajëve
Dita e sotme ka sjellë edhe rekordin tjetër të radhës: Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, janë raportuar gjithsej tre (3) infeksione të reja me virusin e koronës. Këtë e tregojnë shifrat e reja nga Zyra Federale e Shëndetit Publik BAG) të publikuara të martën, shkrua srf.ch
Por, këtë shifër duhet marrë me rezervë pasi që shumë kantone nuk i kanë azhurnuar të dhënat e tyre gjatë ditëve të festës së Rrëshajëve, shkruan albinfo.ch.
Të hënën, siç kemi shkruar, ka pasur nëntë raste të reja të infeksionit. Numri i atyre që deri më tani kanë vdekur nga sëmundja Covid 19 mbetet i pandryshuar, pasi që nuk ka pasur vdekje të reja, transmeton albinfo.ch. Sipas BAG ai është 1657.
Ndërkaq sipas worldometters.info dhe agjencisë Keystone-SDA, janë 1920 të vdekur, 30874 të infektuar deri më tani dhe 28.500 të shëruar.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median














