Autotech
Google shtyn lansimin e sistemit Android 11
Google e ka shtyrë datën e lansimit të versionit më të ri të sistemit operativ, Android, që ishte planifikuar të prezantohej më datën 3 qershor.
Përmes një deklarate në faqen zyrtare të Zhvilluesit të Androidit është thënë: ”Tani nuk është koha për të festuar” dhe se detaje tjera do të bëhen publike “shpejt”.
Ky njoftim vjen pasi dhjetëra qytete në Shtetet e Bashkuara përballen me protesta të mëdha për shkak të vdekjes së një personi me ngjyrë gjatë arrestimit nga zyrtarë policorë.
Google megjithatë, nuk ka specifikuar nëse kjo ka qenë arsyeja e shtyrjes së lansimit.
Kjo kompani ka bërë të ditura disa hollësi të tipit 11 të sistemit Android, përmes një blogu, teksa ka shënjestruar zhvilluesit e aplikacioneve,
“Për zhvilluesit e aplikacioneve, Android 11 vjen me një ton të mundësive për aplikacionet e juaja, sikurse pajisje shtesë, 5G, kapacitete të reja për mediat e reja dhe kamera dhe shumë më shumë”, është thënë në njoftim, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










