Lajme
Shqipëri: Diaspora, me zyra të dedikuara në çdo bashki
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, së bashku me Ministrinë e Brendshme, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Shoqatën për Autonominë Vendore kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi për bashkërendimin e punës me qëllim ngritjen e strukturës administrative pranë bashkive, për diasporën dhe migracionin.
Organizimi i strukturës administrative për Diasporën dhe migracionin në njësitë e qeverisjes vendore do të kryhet sipas vlerësimit të numrit të banorëve të tyre, në nivel drejtorie, sektori dhe zyra.
Krijimi i këtyre strukturave synon mbajtjen e komunikimit të vazhdueshëm dhe forcimin e marrëdhënieve me anëtarët e Diasporës shqiptare, të cilët kanë vendlindjen ose origjinën nga territori që ato mbulojnë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Shtetit për Diasporën nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Diasporës siguron pjesëmarrjen e përfaqësuesve të strukturave administrative për diasporën dhe migracionin të bashkive në forumet apo strukturat konsultuese referuar çështjeve të diasporës; koordinimin e partneritetit ndërmjet institucioneve të qeverisjes vendore dhe organizatave/komuniteteve të diasporës në funksion të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm vendor, edukimin e të rinjve dhe promovimin e vlerat historike dhe kulturore lokale; informimin e përfaqësuesit të strukturave në bashki mbi asistencën e donatorëve, thirrjet për projekt–propozime; dhënien e informacionit për legjislacionin shqiptar në fushën e investimeve; koordinimin për trajnimin e personelit të strukturës administrative në çdo bashki; dhe asistimin në përcaktimin e aktiviteteve vjetore nga bashkitë e vendit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












