Lajme
I riu shqiptar shpallet ndër kuzhinierët më të mirë në Francë
Armand Hasanpapaj arriti deri në finalen e “Objectif Top Chef”,
I riu shqiptar, Armand Hasanpapaj, i cili prej vitesh ushtron profesionin e kuzhinierit në Francë, është shpallur si një nga më të mirët e gastronomisë franceze, shkruan albinfo.ch.
Armandi ka qenë pjesë e shumë konkurseve në fushën e kulinarisë, ku dhe është vlerësuar me disa çmime. Ndër recetat e preferuara të kuzhinierit janë edhe disa prej gatimeve shqiptare dhe se ai tani është një nga kuzhinierët më premtues në Francë
Së fundmi, ai u rendit i katërti në finalen e “Objectif Top Chef”, e cila mbahet në Francë ku konkurenca ishte e madhe, mirëpo, profesionaliteti i të riut shqiptar i ka habitur jurinë dhe se tani më ai po cilësohet si nga më të mirët edhe nga mediat franceze, transmeton albinfo.ch.
Gazetat e njohura franceze si: Le Progres, Le Magazine Independante De La Region Lyonnaise kanë shkruar artikuj të veçantë për të riun shqiptar, Armand Hasanpapaj si dhe historinë e tij.
“I armatosur me një vendosmëri të palëkundur dhe një aftësi mbresëlënëse pune, Armand tani njëqind për qind po investon në pasionin e tij si kuzhinier. Ajo që ai pëlqen, madje edhe obsesion në lidhje me gatimin është krijimtari dhe përsosja e tij në përgaditjen e ushqimeve. Ai ndërton çdo pllakë si një picture”, shkruajnë mediat franceze për të.
Duhet theksuar se Armandi është me origjinë nga Tropoja, por ka jetuar në Tiranë, ku kishte nisur profesionin e valltarit. Prej 8 vitesh ai jeton në Francë, ku nisi edhe shkollën e kuzhinës. Shtysë për këtë, veç pasionit të tij për gatimin u bë nëna e Armandit e cila në Shqipëri ka qenë pasticiere. Kështu ai ndoqi zanatin e së ëmës dhe me shumë sukses.
Ani pse i ri në moshë, me profesionalitetin dhe dashurinë që ka për ushqimet, sidomos ato franceze, ju bë e mundur që ai të punojë me Chefs më të mëdhenj me bazë Lyon: si Mathieu Viannay, Fabrice Moya, Régis Marcon. Rigoroz, etj, transmeton albinfo.ch.






E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












