Feja
Hapen xhamitë në Zvicër, rregullat që duhet t’i respektojnë myslimanët
                            Nga sot hapen xhamitë në Zvicër. Sipas vendimit të qeverisë zvicerane është lejuar që të kryhen aktivitete fetare nëpër faltoret – xhamitë, por me kushte të veçanta.
Kushtet të cilat kërkohen në rregulloren janë strikte, pa asnjë përjashtim, përndryshe rrezikohet ndonjë gjobë të lartë nga autoritetet apo edhe mbyllje të xhamisë, shkruan albinfo.ch.
Xhamitë do të rihapen me datën 28.05.2020, ditë e enjte. Në fillim do të falen vetëm 3 namaze ditore, namazi i mëngjesit, drekës dhe namazi i mbrëmjes (Akshamit). Kjo është një rihapje graduale që secili nga ne të adaptohet me rregullat e reja.
Namazi i xhumasë më 29.05.2020 nuk do të falet në asnjë xhami shqiptare, kurse më 05.06.2020 është në pikëpyetje.
Rregullat:
Hyrja në xhami lejohet vetëm pas regjistrimit dhe të dhënave personale si:
Emri dhe mbiemri
Adresa
Numri i telefonit
Nga çdo vizitor i xhamisë kërkohet që të ruajë distancën prej 2 metrash gjatë hyrjes në xhami, gjatë daljes nga xhimia si dhe gjatë qëndrimit në të.
Çdo vizitor i xhamisë obligohet që të ketë maskë mbrojtëse para se të futet në xhami.
Personi që nuk posedon maskë mbrojtëse, nuk lejohet të fetet në xhami.
Çdo vizitor i xhamisë obligohet të marrë me vete një sexhade (tepi për falje) para se të futet në xhami.
Personi që nuk posedon sexhade (tepi për falje) nuk lejohet të futet në xhami.
Çdo vizitor i xhamisë obligohet t’i dezinfektojë duart me dezinfektues në hyrje të xhamisë. (Desinfektionsmittel gjendet në xhami).
Koha e qëndrimit në xhami është e kufizuar.
Hyrja në xhami mund të fillohet gjysmë ore para namazit dhe të dilet jashtë menjëherë pas namazit.
Qëndrimi në xhami për biseda private nuk është i lejuar.
Çdo vizitor i xhamisë këpucët e tij duhet t’i fusë në një qese plastike dhe t’i vendosë në këndin e këpucëve në hyrje të xhamisë.
(Qeset e plastikës i shpërndanë xhamia)
Pas çdo falje të namazit, përgjegjësit e xhamisë obligohen që ta bëjnë ajrosjen dhe dezinfektimin e ambientit të xhamisë.
Secili vizitor i xhamisë, i cili dëshiron të falet në xhami, duhet me marrë abdest në shtëpinë – banesën e tij.
Abdes-hanja (vendi i abdestit) dhe WC mbesin të mbyllura, për shkaqe higjiene, deri në një afat të pacaktuar.
Fëmijët nën moshën 12-vjeçare nuk lejohen të futen në xhami. Kurse vizitorët mbi moshën 65-vjeçare preferohet të qëndrojnë nëpër banesat e tyre dhe të vazhdojnë me namazet nëpër banesat e tyre.
Personat që kanë simptoma të ndonjë smundje apo gripi obligohen të qëndrojnë nëpër banesat e tyre, e të mos përzihen me të tjerët.
Pas daljes nga xhamia secili vizitor është i obliguar që maskën mbrojtëse dhe qesen e plastikës t’i marrë me vete dhe të kujdeset vetë për hedhjen në shportën e mbeturinave.
E-Diaspora
- 
                        USA                        
                            
                            Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës Albulena Uka ka bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm nga Mitrovica në qendrat më prestigjioze të dijes... - 
                                                
                            
                            Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar - 
                                                
                            
                            Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj - 
                                                
                            
                            Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles - 
                                                
                            
                            Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës 
Jeta në Austri
- 
                                                
                            
                            Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... - 
                                                
                            
                            Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa - 
                                                
                            
                            Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 - 
                                                
                            
                            Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 - 
                                                
                            
                            Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese 


                        








