Bota
Grenell largohet nga Berlini, e pret detyra e re në Uashington
Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i ngarkuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, nuk kishte shumë miq në Berlin me mënyrën e tij jodiplomatike. Tani atë e pret me sa duket një detyrë e re në Uashington.
Richard Grenell, ambasadori gjerman në Berlin, pritet të dorëzojë postin e ambasadorit amerikan. Ai konsiderohet besnik i fortë i presidentit, Donald Trump dhe spekulohet se fillimisht do të mbështesë Trumpin në fushatën elektorale. Të dielën presidenti Trump e lëvdoi ambasadorin Grenell me tone të larta për punën e tij si koordinator i përkohshëm i shërbimeve sekrete në SHBA. «Richard Grenell është një superstar», tha Trump në një intervistë televizive. “Ai ka bërë një nga punët më të mira që kam parë ndonjëherë”.
Ambasada nuk komenton njoftimet
53-vjeçari i ngarkuar amerikan edhe për dialogun Kosovë-Serbi u thirr papritur në Uashington nga Trump për të marrë detyrën e koordinatorit të shërbimit sekret, të cilën më parë e kryente Jospeh Maguire, të cilin Trump nuk e kishte më me sy të mirë. Por të enjten senati konfirmoi John Ratcliffe si koordinator permanent të 17 shërbimeve sekrete.
Që në shkurt revista amerikane “The Daily Wire” ka rapotuar se Grenell i ka bërë të ditur Shtëpisë së Bardhë synimet e tij për largimin nga posti i ambasadorit në Gjermani. Por, për këtë nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar as nga Shtëpia e Bardhë dhe as nga përfaqësia diplomatike në Berlin. Këtë linjë ndoqi ambasada edhe këtë të diel.
Zëdhënësja e Grenell është shprehur për një gazetë gjermane se nuk mund “ta konfirmojë aktualisht” raportimin për dorëheqjen e Richard Grenell. Nuk jepen komente për planet dhe udhëtimet e ambasadorit.
Richard Grenell, i cili e përfaqëson SHBA prej dy vjetësh në Berlin ka shkaktuar pakënaqësi në Gjermani, si në Ministrinë e Jashtme, edhe në zyrën e kancelares për shkak të mënyrës së tij të drejtpërdrejtë jodiplomatike. Nga opozita madje pati zëra për ta shpallur atë „person të padëshiruar”, shkruan dw.
Ambasadori amerikan, Grenell, kërcënoi hapur firmat gjermane me sanksione, nëse vazhdojnë të bashkëpunojnë me Iranin. Buxhetin ushtarak gjerman, Grenell e vlerësonte si shumë të vogël dhe kërcënonte me largimin e ushtarëve amerikanë nga Republika Federale. Po ashtu ai shprehej hapur kundër gazsjellësit të Balltikut Nord Stream 2.
E-Diaspora
-
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro Ansambli tetovar po merr pjesë në aktivitete kulturore në rajonin Lapta/Girne, duke prezantuar valle dhe tradita... -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














