Lajme
Fluturime nga Prishtina për në Stuttgart dhe Dusseldorf
Këto janë fluturimet e radhës nga aeroporti “Adem Jashari”
Aeroporti “Adem Jashari” ka njoftuar se do të ketë disa fluturime nga Prishtina për në Gjermani.
Më 30 dhe 31 maj do të jenë dy fluturime nga Prishtinë për në Gjermani, me kompaninë EUROWINGS, shkruan albinfo.ch.
Më 30 maj do të ralizohet fluturimi nga Prishtinë në Dusseldorf dhe fluturimi tjetër nga Prishtinë në Stuttgart më datën 31 maj, shkruan albinfo.ch.
Aeroporti i Prishtinës kërkon që për fluturime në kthim duhet të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta kontaktoni drejtpërdrejt kompanitë ajrore dhe agjencitë.
Po ashtu duhet të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi, kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e ambasadave/Zyrave të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare.
Rezervoni biletën tuaj të fluturimit ose rirezervoni një fluturim ekzistues që mund të keni me Chair Airline përmes internetit të Air Prishtina www.airprishtina.com ose mund të rezervohet tani në 038 222 099. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













