Lajme
Zvicër: Nga gjithsej 30.725 të infektuar, janë shëruar 27.900 veta
BAG ka raportuar një numër të pandryshuar vdekjesh nga Covid-19 në krahasim me dje, pra sipas saj janë 1641. Por Keystone-SDA raporton për 1903 të vdekur
Gjatë 24 orëve të fundit, në Zvicër dhe Lihtenshtajn, janë raportuar 18 infeksione të reja me koronavirus. Ky numër është për pesë më i madh se ai i raportuar të premten.
Deri më sot janë regjistruar gjithsej 30,725 raste të konfirmuara nga laboratori, ka bërë të ditur të shtunën Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG). 27.900 veta të prekur nga virusi tashmë janë shëruar, njofton worldometers.info, transmeton albinfo.ch.
BAG ka raportuar një numër të pandryshuar vdekjesh nga Covid-19 në krahasim me dje, pra sipas saj janë 1641. Zyra Federale i referohet raporteve që laboratorët dhe mjekët kishin dërguar deri në mëngjes të shtunën, si pjesë e detyrimit të raportimit.
Por, sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA numri i vdekjeve tnga koronavirusi në të gjitha kantonet të shtunën pasdite ishte 1903, ose një më shumë sesa ishte raportuar një ditë më parë, përcjell albinfo.ch. Keystone-SDA analizon të dhënat zyrtare të disponueshme në faqet e internetit të kantoneve.
Ndërsa sipas worldmeters.info të shtunën kanë qenë 1905 të vdekur, ose 2 më shumë se një ditë më parë
Shkalla e prekjes nga Covid 19 në Zvicër është 358 infeksione në 100,000 banorë. 367.037 teste janë kryer deri më tani në shkallë vendi dhe, sipas BAG, 10 për qind e këtyre kanë rezultuar pozitive.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












