Lajme
Gjermani: Kisha bëhet “xhami” për myslimanët që s’kanë ku të falen (VIDEO)
Është bërë e ditur se një kishë në Berlin është duke mirëpritur myslimanë, që nuk janë në gjendje të shkojnë në xhami për Lutjet e së Premtes, pas udhëzimeve për distancim fizik, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.
Thuhet se Xhamia Dar Assalam në Neukolln zakonisht mirëpret qindra myslimanë për shërbimet e së premtes. Mirëpo tani mund të pranojë vetëm 50 persona, në kohën kur Gjermania zbaton masat e izolimit, me qëllim të luftimit të koronavirusit, shkruan REL.
Gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit kisha Martha Lutheran ka ofruar ndihmë, duke u mundësuar besimtarëve myslimanë lutje në gjuhën arabe dhe gjermane.
“Është një shenjë e mirë, pasi sjell gëzim në Ramazan dhe në mesin e krizës”, ka thënë imami i xhamisë, Mohamed Taha Sabry.
“Kjo pandemi na ka bërë komunitet. Krizat i bëjnë njerëzit bashkë”, ka shtuar mes tjerash ai.
Objektet fetare janë rihapur më 4 maj në Gjermani, pas mbylljes disajavore, ndonëse edhe tani besimtarët duhet të mbajnë distancë nga njëri-tjetri prej 1.5 metrave, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












