Lajme
Frangu forcohet kundrejt euros dhe dollarit
Euro u forcua kundrejt dollarit në tregjet ndërkombëtare mes rritjes së kërkesës nën ndikimin e propozimit gjerman-francez për një fond të përbashkët për të ringjallur ekonomitë evropiane, shkruan Albinfo.ch.
Euro u forcua afërsisht 0.2 për qind në 1.0945 dollarë, afër niveleve dy-javore prej 1.09755 dollarë.
Në rrethana të tilla, indeksi i dollarit, i cili tregon vlerën e SHBA-së kundrejt gjashtë monedhave të tjera më të rëndësishme botërore, mbeti pranë nivelit më të ulët në tre javë prej 99,225 pikësh, i cili ra në tregtinë një ditë më parë, përcjell Albinfo.ch.
Frangu zviceran, një “monedhë strehë” në të cilën investitorët shpesh investojnë në kohë të pasigurta për ekonominë, është forcuar kundrejt dollarit dhe euros, pasi investitorët kanë qenë më pak të prirur të marrin rreziqe.
Franca dhe Gjermania të hënën propozuan një fond të rimëkëmbjes prej 500 miliardë eurosh për të paguar grante për rajone dhe sektorë të goditur më rëndë nga pandemia e re me koronavirus dhe të lejojë Komisionin Evropian të huazojë në emër të BE-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













