Lajme
Shqipëri: Si pasojë e krizës së pandemsë, bien të ardhurat

Meqenëse shkalla relativisht e ulët e vdekshmërisë nga COVID-19 krahasuar me shumicën e pandemive të ngjashme nga e kaluara është shpresëdhënëse, pasiguritë e shumta rreth saj e bëjnë më shqetësuese. Një ndër pasiguritë është efekti që mund ta ketë në ekonomi.
Ajo që nuk mund të thuhet tani është shkalla e ndikimit, e ajo që mund të thuhet është se pritshmëritë për të ardhmen nuk janë aspak të mira.
Rrjedhimisht, miliona njerëz në mbarë botën u vetizoluan, rajone të mëdha në botë e shtete u vendosen në karantinë, fluturimet u anuluan, sheshet u zbrazën, kufijtë, shkollat, universitetet e bizneset u mbyllen, duke e krijuar një situatë që ngjason me ato para-apokaliptike të ndonjë filmi fantashkencë.
Natyrisht se masa të tilla janë të domosdoshme dhe se asnjë indikator ekonomik s’duhet vënë para shëndetit. Megjithatë, ndonëse e pamjaftueshme për ta parashikuar shkallën e dëmeve që COVID-19 mund t’i ketë në ekonomi, kjo pikënisje është e mjaftueshme për t’i paramenduar efektet zinxhirore.
Prilli duket se ka qenë muaji më i vështrë në ekonomi, ku pothuajse gjithçka ishte e mbyllur, si rrjedhojë e Covid-19, dhe kjo është reflektuar dhe në performancën e të ardhurave buxhetore.
Të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se të ardhurat buxhetore në prill ranë me 30% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ndikuara nga të gjitha zërat, ku efektin kryesor e dhanë TVSH-ja, tatim fitimi, taksat nacionale dhe ato të pushtetit vendor.
Për 4-mujorin, të ardhurat janë tkurrur me 11%, të ndikuara nga performance e dobët e marsit dhe sidomos prillit, ndërsa për dymujorin kishin rezultuar në një terren pozitiv. Në vlerë absolute, për 4-mujorin në buxhet janë mbledhur 16 miliardë lekë më pak, ose 132 milionë euro më pak, 75% e së cilës ka ardhur vetëm nga muaji prill.
Kjo performancë negative do të kërkojë rishikim të buxhetit, pasi ai edhe pas ndryshimit të dytë, vijon të ketë një planifikim të ardhurash më të lartë se më 2019.
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht Një projekt i ri pilot në Austrinë e Poshtme synon të përmirësojë mbështetjen e hershme të...
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë