Lajme
Kosovë, shërohen edhe 15 pacientë me koronavirus, vetëm një rast i ri
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar vetëm një rast i ri me koronavirus në vend, ndërsa janë shëruar 15 pacientë.
Njoftimi i plotë i IKSHPK’së:
PESËMBËDHJETË TË SHËRUAR DHE NJË RAST ME COVID-19!
Sot, më 19 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 211 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Me SARS-CoV-2 është konfirmuar 1 rast.
Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Rahovecit 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rahovec).
Sot, më 19 maj 2020, janë shëruar 15 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 769 raste.
Nga data 08 shkurt deri më 19 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.198 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 989 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 19 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4.952.228 raste të COVID-19 dhe 323.009 raste të vdekjes.
QYTETARË TË NDERUAR!
JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!
AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO JUA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË T’ JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













