Muzikë
Po të mos ishte koronavirusi, Dua Lipa sonte do të mbante koncert në Vjenë
Koncerti i yllit shqiptar në Vjenë do të zëvendësohet, por ndoshta vetëm në vitin e ardhshëm.
Pop ylli botëror, Dua Lipa në turneun e saj evropian “Future Nostalgie”, më 19 maj kshte planifikuar të mbante koncert në sallën e qytetit të Vjenës. Por, nga shkaku i pandemisë, ashtu si kudo në botë, edhe në Austri janë ndërprerë të gjitha koncertet dhe ngjarjet e mëdha publike. Kësisoj edhe koncerti i Dua Lipës është anuluar. Interesimi për ta parë Duan ishte jashtëzakonisht i madh, njofton Albinfo Austria.
Koncerti i yllit shqiptar në Vjenë do të zëvendësohet, por ndoshta vetëm në vitin e ardhshëm.
“Për shkak të koronavirusit, koncertet e planifikuara të Dua Lipës për muajin maj në Evropë u ndërprenë. Koncertet u anuluan në Hamburg, Berlin, Köln, Munih dhe Vjenë. Por Dua duhet të rifillojë t`i mbajë ato koncerte”, thuhet në njoftimin zyrtar të këngëtares Lipa.
Derisa zëvendësimi i koncertit të Duas në Hamburg dhe Berlin do të mbahet në janar të vitit të ardhshëm, për koncertet në Munih dhe Vjenë po shqyrtohen për të gjetur datat e lira.
Të gjitha biletat e blera paraprakisht mbeten të vlefshme për datat e zëvendësimit.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










