Koronavirusi: çast pas çasti
Amerikanët pretendojnë se kanë zbuluar kurën kundër koronavirusit
Shkencëtarët e një kompanie bioteknike në Kaliforni deklarojnë se kanë zbuluar një antitrup që bllokon komplet koronavirusin dhe e kanë quajtur atë “kurë”
Sorrento Therapeutics, me bazë në San Diego, shpjegon se antitrupi STI-1499 ndalon 100% virusin që të hyjë në qelizat e shëndetshme njerëzore, shkruan Daily Mail.
Ky është një nga disa antitrupat që Sorrento Therapeutics po zhvillon bashkë me shkollën e mjekësisë “Mt.Sinai” në Nju-Jork.
Një koktej antitrupash mund të veprojë si një ‘mburojë mbrojtëse’ për qelizat njerëzore, duke parandaluar hyrjen e virusit që shkakton COVID-19, SARS-CoV-2.
Ai bllokon virusin nga porta kryesore e tij, një receptor në sipërfaqen e qelizave njerëzore, receptori ACE2, transmeton TCH.
Në një deklaratë për shtyp, Sorrento bën me dije se mund të krijojë 200 mijë doza antitrupash në muaj, periudhë kjo që mund ta bëjë ilaçin të mundshëm shumë më shpejt sesa të pritet për një vaksinë, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë














