Koronavirusi: çast pas çasti
“Mos udhëtoni jashtë vendit, bëni turizmin në Norvegji”
Edhe një shtet evropian u ka rekomanduar qytetarëve të saj që turizmin ta bëjnë në vend dhe jo në shtetet tjera
Norvegjia ka rekomanduar sërish zyrtarët për të mos udhëtuar jashtë vendit deri në fund të gushtit dhe u bëri thirrje qytetarëve të saj që t’i planifikojnë pushimet e tyre në vend.
“Për ata që dëshirojnë të kenë një parashikim më të saktë, rekomandimi është që t’i planifikojnë pushimet e tyre në Norvegji”, tha kryeministrja, Erna Solberg, gjatë një konference për shtyp.
“Përfitoni nga këto pushime verore për ta njohur edhe më shumë këtë destinacion fantastik që është Norvegjia”, shtoi ajo.
Vendi skandinav, i cili që nga 14 marsi këshillon kundër të gjitha udhëtimeve jothelbësore jashtë vendit, e ka zgjatur këtë rekomandim deri më 20 gusht, transmeton ATSH.
Norvegjia duket se e ka vënë nën kontroll epideminë e koronavirusit, me shumë pak shtrime të reja në spital dhe vdekje prej disa javësh, përcjell albinfo.ch.
Deri më sot, janë regjistruar zyrtarisht 8 119 raste, përfshirë 232 viktima nga COVID-19.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë














