Koronavirusi: çast pas çasti
Në Itali, lëvizja e lirë nga 3 qershori
Italia është e vendosur që të lejojë lëvizjen e lirë në të gjithë vendin nga 3 qershori, sipas një draft-dekreti
Qeveria italiane është duke shkuar drejt zhbllokimit të vendit nga koronavirusit për të ngjallur ekonominë e goditur, shkruan Reuters.
Italia ishte vendi i parë evropian që vendosi kufizime të ashpra mbarëkombëtare në mars, si një përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit dhe po hedh hapa të ngadaltë drejt rihapjes duke u mbështetur në kurben e infeksioneve, ku numri i rasteve të reja po bie.
Sipas draft-dekretit, thuhet se lëvizja brenda rajoneve të ndara do të lejohet nga 18 maji, ndërsa kufizimet ndër rajonale do të hiqen më 3 qershor, transmeton Monitor.
Fundi kufizimeve të udhëtimeve do të shënojë një moment historik në rrugën e shërimit të Italisë, me qeverinë që shpreson të shpëtojë sezonin e ardhshëm të festave, si dhe sezonin turistik të verës, përcjell albinfo.ch.
Fabrikat e vendit u lejuan të fillonin aktivitetin e tyre në 4 maj dhe dyqanet do të hapen të hënën.
Rajonet mund të riaktivizojnë të gjithë sektorët e ekonomisë, nëse do të ndjekin protokollet e sigurisë. Autoritetet e shëndetit kombëtar do të monitorojnë situatën për t’u siguruar që infeksionet po mbahen nën kontroll, thuhet në dekret.
Gjithashtu parashikohet që kryetarët e bashkive mund të ndërhyjnë dhe të mbyllin vendet publike nëse distancimi social nuk respektohet.
Pothuajse 31.400 italianë kanë vdekur nga COVID-19 që kur shpërtheu virusi më 21 shkurt, vendi i tretë me numrin më të lartë të vdekjeve në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.
E-Diaspora
-
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro Ansambli tetovar po merr pjesë në aktivitete kulturore në rajonin Lapta/Girne, duke prezantuar valle dhe tradita... -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













