Koronavirusi: çast pas çasti
Italianët duan që “me çdo kusht” t`i hapin plazhet më 18 maj
Një bllokadë e ekonomisë që do të mbahej për një kohë të gjatë, do të kishte "efekte serioze shoqërore", ka thënë përfaqësuesi rajonal i turizmit, Andrea Corsini
Shumë rajone në Itali duan të rihapin plazhet sa më shpejt të jetë e mundur, përkundër krizës së koronavirusit. Por problem paraqet detyrimi i mbajtjes së distancës edhe duke u rrezitur dhe madje edhe duke notuar
Regjioni Emilia-Romagna planifikon të rihapë baret, restorantet dhe parukierë të hënën e ardhshme, si dhe hyrjen në det, kanë deklaruar autoritetet e rajonit, shkruajnë mediat italiane.
Një bllokadë e ekonomisë që do të mbahej për një kohë të gjatë, do të kishte “efekte serioze shoqërore”, ka thënë përfaqësuesi rajonal i turizmit, Andrea Corsini, transmeton albinfo.ch. Emilia-Romagna me vendpushimet e njohura bregdetare të Adriatikut si Rimini jeton kryesisht nga turizmi.
Rajoni i Venetos gjithashtu dëshiron të hapë gjithçka që është e mundur nga e hëna, ka deklaruar presidenti rajonal Luca Zaia. Liguria është gjithashtu e gatshme të heqë ndalimin e mëparshëm për plazhe. Plazhet “janë në ajër të pastër, ka mjaft hapësirë”, ka thënë presidenti rajonal Giovanni Toti. Sa i përket rrezikut të infeksionit, ai ishte shumë më i shqetësuar për restorantet dhe baret sesa për ambientet üpër bërje të banjës, në plazh.
Qasja në plazhe duhet të rregullohet rreptësisht, prenotimet (rezervimet) duhet të jenë të detyrueshme. Kjo del nga një dokument i Institutit për Sigurinë në Punë dhe Instituti Kombëtar Italian i Shëndetit. Distancat midis rreshtave të çadrave duhet të jenë së paku pesë metra, përcjell albinfo.ch. “Distanca sociale” duhet të zbatohet edhe në ujë, sporti në grup është tabu. Shtretërit e diellit duhet të dezinfektohen pasi të ndërrojnë zotëruesin e tyre. Edhe plazhet falas duhet të kontrollohen me roje në mënyrë që të mos ketë shumë njerëz menjëherë. Italia, siç dihet, është një nga vendet më të prekura nga Covid-19 në të gjithë botën.
Shumë plazhe italiane hapen nga 18 maj
Nga 18 maji, do të hapen shumë plazhe të Adriatikut dhe Mesdheut. Shumica e brigjeve të Liqenit Lago di Garda dhe Liqeni Lago Maggiore mbeten të mbyllura për adhuruesit e diellit për momentin. Të paktën udhëtarët do të lejohen të shkojnë në liqene javën e ardhshme, përcjell albinfo.ch. Ndërsa nga qershori do të ketë më shumë – nëse Corona lejon!. Në varësi të situatës së infeksionit, Kryeministri Giuseppe Conte (55) premton lehtësim të mëtejshëm.
Masat mbrojtëse do të jenë të rrepta. Pesë metra distancë në mes të çadrave, dhjetë metra katrorë hapësirë për secilën ngastër. Nuk lejohen më shumë se katër persona nën një çadër. Çadra nuk duhet të ndërrohet gjatë gjithë kohës së pushimeve. Shtretërit (shezlongjet) duhet të jenë dy metra larg njësisë tjetër. Hyrja dhe dalja në det janë të ndara. Distanca është e “shenjtë”, duhet të respektohet reptësisht, madje edhe në ujë, transmeton albinfo.ch. Larja në det, me së paku një metër e gjysmë distancë. Maska është e detyrueshme gjatë rrugës për tek çadra.
Për fillim, vetëm vendësit do të munden të shkojnë në plazhet italiane. Sepse Italia është ende duke i mbajtur mbyllur kufijtë e saj. Industria e turizmit pret që të hapet më 15 qershor. Deri më tani, qeveria nuk ka qenë në gjendje të premtojë ndonjë gjë me saktësi rreth hapjes së kufijve për turistët e huaj
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














