Koronavirusi: çast pas çasti
Kompania “Ekolog” dhuron 50 tabletë për nxënësit e komunës së Gjilanit
Kompania “Ecolog” ka dhuruar 50 tabletë për nxënësit e komunës së Gjilanit.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pranuar donacionin e kompanisë “Ecolog”, e cila në këtë fazë pandemie ndihmon Gjilanin me 50 tablet, që dedikohen për nxënësit të cilët janë në kushte të vështira, ata me aftësi të kufizuara, për mësim në distancë.
“Një lajm i gëzuar është mbështetja që ka sjellë kompania Ekolog, me pronarin Lazim Destani, për nxënësit e Gjilanit. 50 tabletë janë mbështetje e madhe për nxënësit tanë të cilët po mësojnë me komunikim në distancë. Falënderoj shumë për solidaritetin e treguar në këtë kohë pandemie dhe njoftojmë se Gjilani është komuna e parë që ka filluar mësimin online dhe po ashtu e para që ka rrjetin e ëireles për territorin tonë, mirëpo, pa mjete e gjithë kjo është kotë”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.
Haziri tha se ky donacion do t’u dedikohet nxënësve në nevojë dhe kushte të rënda ekonomike dhe sociale si dhe atyre me aftësi të kufizuara, që të jenë të barabartë dhe aktiv në ndjekjen e mësimit në distancë.
Astrit Krasniqi, në emër të kompanisë Ekolog, ka thënë se kjo është një mbështetje me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për fëmijët që të ndjekin mësimin në distancë e që kushtet e tyre janë të vështira.
Ndërsa në fjalën e tij drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka thënë se ky donacion është në kohën e duhur për ta përballuar këtë pengesë për nxënësit që për më shumë se dy muaj kanë ndërprer mësimin.
Ai ka thënë se ditë më parë kanë bërë shpërndarjen e laptopëve që janë dhënë nga kryetari i Komunës dhe kompania Elkos Group, mirëpo me këtë mbështetje që ka dhënë sot Ekolog, do të jetë një barazpeshë në trajtimin e madh të kërkesës për pajisje teknologjike, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit













