Lajme
Qeveria do të paguajë hotelin për emigrantët që futen në Shqipëri

Është bërë e ditur se nga tani e tutje, problemi i emigrantëve, të cilët hyjnë në vend dhe u duhet të kryejnë një karantinë të detyruar 14 ditore në një prej hoteleve të përcaktuara për këtë qëllim, ka marrë zgjidhje.
Së fundmi, qeveria ka vendosur se do të marrë përsipër pagesat e akomodimit për të gjithë këta shtetas, ndërsa këtyre të fundit do t’u duhet të paguajnë vetëm pagesën prej 800 lekësh në ditë për ushqimin nëse do të zgjedhin të hanë në këto hotele.
Prefekti i qarkut të Korçës, Dhori Spirollari, i kontaktuar, tha se është në proces lidhja e kontratave me 4 hotele që ndodhen në qarkun e Korçës, ku akomodohen emigrantët për 14 ditë. 3 hotele janë në Korçë dhe një në Pogradec, pasi hoteli i pestë që ndodhej në qytetin liqenor është zbrazur nga emigrantët dhe është mbyllur.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit kanë ardhur në vendin tonë përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës 55 emigrantë, një shifër kjo mjaft e lartë krahasuar me trendin e ditëve të kaluara.
Të gjithë ata të cilët kanë qenë me banim në zonat e shpallur të gjelbra janë karantinuar në hotele, ndërsa ata me banim në Bashkinë e Korçës, që është e vetmja bashki e kuqe në qarkun juglindor, janë dërguar në banesat e tyre për të kryer karantinën e detyruar prej 14 ditësh, si një masë parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.
Spirollari gjithashtu ka bërë të ditur se deri ditën e sotme 270 emigrantë në total kanë përfunduar karantinën 14 ditore në hotele, duke u larguar në banesat e tyre, ndërsa 269 të tjerë vijojnë të qëndrojnë në 4 hotelet në qarkun e Korçës.
Para vendimit të qeverisë për pagesat e akomodimit për emigrantët, gjatë dy muajve të kaluar ata i kanë mbuluar vetë të gjitha shpenzimet, e madje herë pas here janë hedhur në protesta duke kërkuar ndihmë, pasi nuk kishin të ardhura të mjaftueshme për të paguar të gjitha shpenzimet.
Prej fillimit të pandemisë e deri më sot asnjë prej emigrantëve nuk ka rezultuar pozitiv covid-19, pas testeve të kryera për një pjesë të tyre, të cilët kanë pasur disa simptoma të ngjashme me virusin e rrezikshëm. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid Gresa fiton çmim në festivalin ndërkombëtar të filmit Imagineindia IFF në Madrid...
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
Jeta në Austri
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri ÖBB zbulon trenat e rinj me dy kate për distanca të gjata...
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë