Koronavirusi: çast pas çasti
Pompeo: SHBA-ja nuk është e sigurt për origjinën e koronavirusit
SHBA-ja nuk është e sigurt sa i përket origjinës së koronavirusit të ri, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo para gazetarëve.
“Ne nuk jemi të sigurt, ndonëse ka të dhëna të rëndësishme që tregojnë se ka ardhur nga një laborator”, ka thënë ai.
“Këto dy deklarata mund të jenë të vërteta. Unë i kam bërë të dyja”.
Të dielën, Pompeo ka thënë se ka parë “shumë të dhëna” se virusi ka ardhur nga një laborator në Vuhan, çka ka shtyrë Kinën të prezantojë të dhëna për të vërtetuar këtë pretendim.
Komuniteti i inteligjencës ka thënë se virusi nuk është krijuar nga njeriu dhe se atij nuk është i janë modifikuar gjenet, ndonëse janë duke kërkuar për origjinën e tij.
Të martën, Pentagoni ka thënë se nuk ka të dhëna që përfundimisht tregojnë se koronavirusi është lëshuar me qëllim.
Shetet e Bashkuara janë prekur më së keqi në botë nga sëmundja Covid-19, që shkakton ky virus, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












