Kosova
Kosova është e gatshme të përballet me çfarëdo virusi
Klinika Infektive në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) është e gatshme të përballet me çfarëdo virusi.

Klinika Infektive në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) është e gatshme të përballet me çfarëdo virusi.
Drejtoresha e Klinikës Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, Lindita Ajazaj-Berisha,për lajmi.net, ka bërë të ditur se klinika që ajo udhëheq është e përgatitur për çdo patologji të mundshme.
E pyetur se a është e gatshme Klinika Infektive që të përballet me virusin e Nilit Perëndimor në rast se shfaqet ai, Ajazaj-Berisha ka thënë se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet.
Madje Ajazaj-Berisha ka thënë se edhe sot nëse paraqitet ndonjë rast me virus të Nilit Perëndimor janë të gatshëm që ta trajtojnë.
“Për momentin jemi duke u përballur me COVID-19, por jemi duke u përgatitur edhe për patologjitë tjerë. Sepse tash nuk e kemi vetëm Nilin, mundemi ta kemi edhe ethe hemorragjike e mund të kemi edhe patologji të tjera, kështu që jemi duke u përgatitur dhe jemi të gatshëm. Në rast të paraqitjes së ndonjë rasti jemi të gatshëm. Veçse kemi filluar përgatitjet. Sot me na ardhë një rast ne jemi të gatshëm me e menaxhua”, ka deklaruar Ajazaj-Berisha
Sipas Institutit Kombëtare të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) deri sot në vatrat endemike (Malishevë, Suharekë, Rahovec, Prizren, Mamushë) janë raportuar 285 pickime nga rriqrat.
“Komuna e Malishevës këtë javë po trajnon personat për dezinfektim selektiv dhe menjëherë pas kryerjes së trajnimit fillon dezinsektimi i vendbanimeve për asgjësimin e rriqrave!”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Mirëpo Ajazaj-Berisha ka bërë të ditur për lajmi.net se deri më tani nuk ka asnjë rast në Klinikën Infektive për ethe hemorragjike.
“Rastet që kanë qenë me pickime të rriqrave, po raste të dyshimta për ethe hemorragjike-Krime Kongo, nuk kemi pasur, por edhe këto i kemi parashikuar”, ka bërë të ditur Ajazaj-Beriza.
Theksojmë se deri më tani në Kosovë janë 856 persona të prekur me koronavirus, 26 të vdekur dhe 490 persona kanë arritur që të shërohen nga COVID-19.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar Një mjek shqiptar në Kanada ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë...
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit...
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz