Koronavirusi: çast pas çasti
SHBA: Vaksina kundër COVID 19 mund të jetë e gatshme në dhjetor
Kjo vaksinë ka potencialin të jetë e para kundër virusit që ka infektuar më shumë se 1 milion njerëz në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, ndërsa ua ka marrë jetën 68 mijë personave.
Sipas mediave të huaja, farmacisti amerikan Mikael Dolsten dhe kolegu i tij gjerman Ryan Richardson, thanë se nëse vaksina rezulton të jetë efektive dhe e sigurt në testime, do të jetë e mundur shpërndarja e dozës në gjithë SHBA-në deri në fund të vitit.
Përndryshe, aktualisht nuk ka trajtime ose vaksina të aprovuara plotësisht kundër kornavirusit, mirëpo, disa ilaçe janë duke u përdorur te pacientët nën një autorizim të përdorimit urgjent.
Studimi i SHBA-së është pjesë i një programi më të gjerë, global që tashmë po zhvillohet në Gjermani, ku operon baza e BioNTech. Shpërndarja e dozës atje ka filluar muajin e kaluar.
“Pfizer” tha javën e kaluar se shpreson të marrë autorizim emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave të SHBA-së që në tetor dhe mund të shpërndajë deri në 20 milionë doza deri në fund të vitit 2020, me një sy drejt prodhimit të qindra miliona dozave vitin e ardhshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë















