Lajme
Samiti virtual mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, mbahet nesër më 6 maj
Samiti mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor ishte planifikuar të mbahej në Zabreb të Kroacisë. Por, për shkak të pandemisë së koronavirusit ai do të organizohet përmes një takimi virtual me video-konferencë.
Cilat janë objektivat e samitit?
BE është partneri më i rëndësishëm i rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe video-konferenca do të nënvizojë rëndësinë e marrëdhënieve unike BE-Ballkan Perëndimor.
Në luftën kundër Covid-19, Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor janë të bashkuar. Samiti do të sigurojë një mundësi për të nxjerrë në pah solidaritetin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në këto kohë krize. Partnerët në rajon kanë kontribuar për të ndihmuar shtetet anëtare të BE-së, ndërsa Bashkimi Europian ka mobilizuar mbi 3.3 miliardë euro për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor të merret me krizën e koronavirusit.
Kush do të marrë pjesë në samit?
Samiti BE-Ballkan Perëndimor do të bashkojë:
-krerët e shteteve ose qeveritë nga vendet anëtare të BE-së
-udhëheqës nga gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova.
-Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, do të kryesojë takimin. Ai do të përfaqësojë BE-së së bashku me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri











