Koronavirusi: çast pas çasti
4.4 milionë njerëz i kthehen punës në Itali
Italia, vendi i parë në botë që urdhëroi një karantinë në shkallë kombëtare, ka filluar zbutjen e disa kufizimeve.
Dhe tani, pas më shumë se dy muajsh izolim të detyrueshëm, italianët po lejohen të rifillojnë disa aktivitete. Ata do të mund të lëvizin më lirshëm brenda rajoneve të tyre, të vizitojnë të afërmit, të shëtisin në parqet e hapura dhe të marrin ushqime nga restorantet. Rreth 4.4 milionë njerëz u janë drejtuar këtë mëngjes vendeve të tyre të punës. Aktualisht ka 210717 raste të konfirmuara dhe 28884 viktima në Itali, vendin që për një kohë, ishte i godituri më rëndë në Evropë.
Tani, në të gjithë vendin, kantieret e ndërtimit dhe operacionet e prodhimit në fabrika do të rinisin, dhe restorantet apo dyqanet e akulloreve do të hapin dyert, por për të dhënë porosi. Shërbimi ulur në bare dhe restorante si edhe hapja e dyqaneve komerciale dhe parukerive do të shtyhet edhe për disa javë dhe do të jetë në varësi të implementimit të rregullave të distancimit social dhe atyre higjenike.
Italianëve u është kërkuar të mbajnë maska në hapsira të mbyllura dhe në transportin publik. Po ashtu, familjarët do të mund të marrin pjesë në funeralet e rreth 29 mijë viktimave në Itali, por numri do të jetë i kufizuar, deri në 15 persona dhe nuk është thënë akoma asnjë fjalë se kur do të rifillojnë meshat nëpër kisha. Atletët profesionistë lejohen t’i kthehen stërvitjeve dhe parqet kanë hapur dyert për vrapuesit, prindërit dhe fëmijët, edhe pse këndet e lojrave janë ende të mbyllur.
Zyrtarët janë të vetëdijshëm se rifillimi i aktivitetit ekonomik do të çojë në një rritje të infeksioneve dhe rihapja graduale po shoqërohet me masa për gjurmimin e infeksioneve, ndërhyrjen e shpejtë për të izoluar vatra të reja dhe për të garantuar që sistemi shëndetësor nuk do të vihet sërish në vështirësi. Pra synohet lejimi gradual i aktivitetit ekonomik duke mbajtur pandeminë nën kontroll.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












