Lajme
Në SHBA do të trajtohen në spitalet publike edhe shqiptarët pa dokumente
SHBA: Emigrantët pa dokumente do të trajtohen në spitalet publike
Është bërë e ditur se spitalet dhe klinikat publike në SHBA, do të ofrojnë shërbim mjekësor edhe për emigrantët pa leje qendrimi të rregullt. Shqiptarët që nuk kanë dokumente apo para për të paguar, nuk duhet të kenë frikë për të kërkuar ndihmë mjekësore, për COVID-19.
Zyra Qendrore për Cështjet e Emigracionit fton emigrantët që të mos hezitojnë për të kërkuar shërbim shëndetësor. Të gjitha spitalet dhe klinikat publike ofrojnë mbrojtje të fortë të të dhënave tuaja private. Ato nuk ruajnë informacione për statusin tuaj të emigrantit. As nuk e përcjellin informacionet për pacientin te askush, te asnjë organizatë apo institucion, përveçse me autorizimin e vetë pacientit.
Thuhet se vetë Emigracioni (Zbatimi i Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së) ka deklarur se nuk do të kryejë asnjë operacion arrestimi apo deportimi afër qendrave të kujdesit dhe shërbimit mjekësor. Individët NUK duhet të shmangin kërkimin e ndihmës mjekësore nga frika e oficerëve të emigracionit.
Kërkimi i ndihmës mjekësore, testimi, apo kurimi nga COVID-19 në asnjë mënyrë NUK do të ndikojë në statusin tuaj të emigracionit, apo mundësinë për të aplikuar për kartën e gjelbër apo qytetarinë amerikane, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











