Lajme
Mjeku shqiptar nga Frankfurti: Pas dy vjetësh do të qeshim me frikën tonë nga COVID-19
Erion Dasho, Drejtor i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt, nënvizon se me përvojën tonë kundër epidemive, përkushtimin e mjekëve, zbatimin e praktikave të suksesshme të vendeve të tjera dhe zbatimin rigoroz të masave kundër pandemisë, do të kontrollojmë plotësisht përhapjen e Covid-19.

Mjeku shqiptar nga Frankfurti i Gjermanisë, Erion Dasho, tregon se Covid-19 nuk është hata, por sëmundje, pas dy vjetësh do të qeshim me frikën tonë sot, transmeton albinfo.ch.
Mjeku Erion Dasho është drejtor i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt, nënvizon se me përvojën tonë kundër epidemive, përkushtimin e mjekëve, zbatimin e praktikave të suksesshme të vendeve të tjera dhe zbatimin rigoroz të masave kundër pandemisë, do të kontrollojmë plotësisht përhapjen e Covid-19.
„Covid-19 nuk është një hata, si e kanë bërë shumë prej personave duke ngjallur panik, por thjesht një sëmundje“.
Mjeku shqiptar ka theksuar se ne nuk duhet të mendojmë se nuk do të mund ta kotrollojmë koronavirusin, kur nuk e ka kontrolluar Italia apo Spanja, dy vende të fuqishme.
Ai ka treguar se duhet të mësojmë të mos bëjmë gabimet e Spanjës dhe Italisë, por të bëjmë atë që bëjnë mirë Suedia dhe Gjermania, si për shembull, të lëmë të moshuarit të dalin me fasha orare 6 me 8, pasi kjo masë nuk do ndonjë shkencë për t’u zbatuar.
Postimi i plotë i Erion Dashos:
Një shembull për ne
Ne shqiptarët, me sa duket duam të mbetemi unikë dhe as COVID nuk po na ndryshon dot. Kur jap në facebook shembuj të vendeve të suksesshme që kanë kontrolluar COVID marr shpesh komente mosbesuese. Kur dhashë dje shembullin se ata pak mjekë dhe infermierë që kishte Shqipëria në 1950-ën arritën të kontrollonin malarjen, përsëri nuk mjaftoi të bindte shumë nga miqtë se 3,000 mjekë dhe 12,000 infermierë sot mund të kontrollojnë COVID-in.
Logjika më e çuditshme e këtyre ditëve ka qënë: Kur dështoi Italia dhe Spanja, si do ta kontrollojmë ne? Po mirë, Gjermania dhe Suedia po e kontrollojnë me masa minimale… – Pse Suedia dhe Gjermania jemi ne?! Na është mbushur mendja se “nuk duhet të bëhemi si Italia dhe Spanja, por as nuk jemi si Gjermania dhe Suedia”. Në se nuk jemi as Shqipëria e 1950, as Suedia e 2020, çfarë jemi??!! Duke qënë se shpikësit ka kohë që kanë ikur nga vendi ynë, shpikje nuk bëjmë dot më. Gjëja më me mend që mund të bëjmë sot është të marrim shembujt e botës, apo shembujt tanë kur kontrolluam malarjen, sifilizin, kolerën, fruthin, gripin e derrit, etj. dhe t’i zbatojmë.
Nga Europa të mësojmë të mos bëjmë gabimet e Spanjës dhe Italisë, por të bëjmë atë që bëjnë mirë Suedia dhe Gjermania. P.sh. të lëmë të moshuarit të dalin me fasha orare 6 me 8. Kjo masë nuk do ndonjë shkencë për t’u zbatuar… MASA INTELIGJENTE për sot është “Të mësojmë nga bota dhe ta trajtojmë COVID si një sëmundje dhe jo si një hata”. Pas 2 vjetësh COVID do të jetë një “ftohje” dhe ne do të qeshim me frikën tonë sot…
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026